Heshtje për mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e qeverisë së re. Çpo ndodh në Maqedoni?

0
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-06 14:22:56Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com@2;ÅyÍ-

Partitë politike edhe sot nuk japin detaje rreth bisedimeve për mbledhjen e nënshkrimeve për shumicën parlamentare. Nga ana tjetër ekspertët presin së shpejti marrëveshje, shkruan REL, transmeton Zhurnal.

Kanë kaluar disa ditë por ende nuk ka përgjigje konkrete se deri ku kanë mbëritur bisedimet rreth mbledhjes së nënshkrimeve për të formuar shumicën parlamnetare dhe ende nuk dihen sa janë reale pritjet se ajo do të ndodhë këtyre ditëve siç shkruajnë disa media.

Nga LSDM-ja thonë se ende nuk kanë pasur takime mes Zaevit dhe Ahmetit, por se punojnë që të arrihet shumica parlamnetare dhe formimi I qeverisë së re.

Zëdhënësi i LSDM-së, Peter Shilegov hodhi poshtë spekulimet  se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë marrëveshje me BDI dhe do arrihet shumica parlamentare e 61 deputetëve.

Ata gjithashtu demantojnë se BDI-ja ka kërkuar postin e kryeministrit në qeverinë e re. Shilegov shtoi se LSDM-ja do të deklarohet për platformën e partive shqiptare në atë moment kur do të fitojë mandatin për formimin e qeverisë.

Në pyetjen se a ka diçka të re dhe a po bëjnë përpjekje për formimin e shumicës parlamnetare nga VMRO-DPMNE, ata thonë se do informojnë se kur do të ketë momente të reja.

Gjithashtu edhe nga BDI-ja heshtin. Zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani ka  përsëritur deri më tani se partia e tij nuk ka arritur një vendim për asnjërin opsion. Ai tha se procedura për dhënien e mandatit për qeverinë e re mund të zgjatë për shkak se deri tani nuk  ka afat të caktuar për mbledhjen e nënshkrimeve, nëse ka mandat atëherë ai afat është vetëm 20 ditë.

Ndërkaq analisti politik Xhelal Neziri thotë se janë reale gjasat që të arrihet marrëveshje për qeveri mes LSDM-së dhe BDI-së, nëse nuk ka lojë të fshehur dhe qëllime të tjera.

“Mendoj se është e mundur që të formohet koalicion me LSDM-në, sepse dy pikat që  BDI-ja I ka  vendosur si të pashmangshme, për të vilat nuk dëshiron të negociojë, e ato janë  zgjatja e mandatit për  PSP-në dhe përdorimi më I gjerë i gjuhës shqipe, të cilat nuk nuk janë  problem për LSDM-në. Kam përshtypjen se LSDM-ja është më e interesuar për zgjatjen e afatit të PSP-së dhe e  dyta kjo parti ka dalë me një premtim në fushatën zgjedhore dhe një gatishmëri për t`u marrë me të gjitha çështjet që janë burim i tensioneve ndër-etnike në Maqedoni”, ka thënë Neziri.

Edhe pse këto janë dy arsye për marrëveshje, Neziri nuk përjashton mundësinë që mos të ndodhë ajo. Atëherë ekzistojnë mundësitë për koalicioni të gjërë dhe zgjedhje të reja.

Ndryshe Ali Ahmeti në në intervistë ka thënë se për daljen nga kriza politike duhet debat më i gjërë, ku para se gjithash duhet të jetë mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, të cilat duhet të bisedojnë. Për BDI-në është e hapur mundësia për koalicion të gjërë, ndërsa Zaev është deklaruar se ata nuk marrin pjesë në një qeveri me VMRO-DPMNE-në. Gjithashtu edhe VMRO-DPMNE-ja janë të mendimit se koalicion i gjërë nuk do ti sjell asnjë të mirë vendit, dhe sipas tyre e vetmja zgjidhje janë zgjedhje të reja për dalje nga kriza politike.REL

Lini nje pergjigje