“Kosova është Serbi”, futbollisti shqiptar shpërthen ndaj tifozëve të tij (FOTO)

0
239

Futbollisti nga Kosova që luan me ekipin e Twentes në Holandë është bërë temë e ditës për shkak të reagimeve të tij ndaj tifozëve të ekipit të cilët hapën një pankartë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’.

Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Twentes, Bersant Celina ka reguar ndaj tifozëve gjatë ndeshjes FC Twente- Feyenoord e cila përfundoi me rezultatin 0-2. Celina ka kërkuar të hiqet banderola me atë mbishkrim ato mbishkrime, pasi në të kundërt ndeshja nuk mund të zhvillohej.

“Pasi është shpalosur ajo banderolë nuk kam pritur dhe kam shkuar menjëherë tek tribuna. Kam tentuar ta marr vetë atë. Isha i gatshëm edhe të ndeshëm me disa serbë aty vetëm që ta heqin atë banderolë”- ka thënë futbollisti nga Prizreni.

“Mos më keqkuptoni. Unë i dua fansat tanë. Ne kemi tifozët më të mirë në këtë ven por, unë nuk kam respekt për atë që bënë disa individë sot”, ka shkruar Celina në Twitter.

Copyright-ProShots-1366116-1024x550-780x439 CwlEE6OXEAAvyI_

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here