Standard.al

Kjo 20-vjeçare vendosi të shiste virgjërinë për një arsye të interesante (Video)

0

Në një nga shtëpitë publike më të njohura në Nevada, një 20 vjeçare u regjistrua për punë, por jo të bënte seks me klientët.

Katherine Stone, e cila ëndërron që një ditë të bëhet avokate, kishte në plan të shiste diçka në shtëpitë publike që vajzat e tjera nuk e kishin: virgjërinë e saj.

Zgjedhja e Stone ka ngjallur shumë polemika, veçanërisht në disa prej tyre thuhej se virgjëria e një vajzë duhet të kalojë me dashuri dhe jo të jetë në shitje.

“Unë e dua familjen time”

Në vitin 2014, shtëpia e familjes së Stone u shkatërrua nga një zjarr. Duke mos qenë të siguruar, Stone dhe familja e saj u gjendën në mes të katër rrugëve të detyruar të qëndronin në pronën e bërë hi.
Një ditë, ajo vuri re një reklamë në Facebook dhe më pas vendosi të merrte atë vendim.

“Zbulova shtëpitë publike dhe kështu më erdhën paratë”, tha Stone, duke u shprehur rreth reklamës që kishte parë.

“Më bëri të mendoja se ishte një shans për t’i rregulluar të gjitha”, u shpreh ajo.

Dennis Hof është pronari i 7 nga shtëpive publike legale në Nevada dhe është personi i cili Stone iu kthye për ndihmë.

Hof, i cili thotë se merr kërkesa të ngjashme 2-3 herë në javë, e pranoi ofertën e Stone me mirëkuptimin se do merrte 50% të fitimit.

Në përpjekje e sipër për të shpëtuar shtëpinë e bërë hi të familjes së saj, Stone paketoi valixhet dhe u largua nga shtëpia për të jetuar në një nga shtëpitë publike të Hof.

“Njerëzit thonë se këtë gjë supozohet ta bësh nga dashuria”, thotë Stone rreth ideve të shoqërisë për humbjen e virgjërisë. “Por nëse e mendoni mirë, po e bëj sepse e dua familjen time”.

“Padyshim që e vlerësoj veten”

Si vetë shtëpitë publike, vendimi i Stone ka ngjallur shumë polemika. “Pashë një artikull në internet i cili fliste për mua dhe më bëri të qaj”, u shpreh Stone. “Ishte një zonjë e krishterë e cila kishte thënë se nuk kisha respekt për veten dhe unë nuk bie aspak dakord me këtë. Dua të them, sigurisht që e vlerësoj veten”.

Në atë moment Stone tha se virgjëria e saj kushtonte mbi 400,000 $ dhe vazhdon të jetë në pritje të një oferte.

“Po pres për një burrë me të cilin të krijoj një lidhje që eksperienca të jetë e veçantë për të dy ne”, tha ajo. “S’bëhet fjalë vetëm për paratë”.
Ndërkohë që ajo është në pritje, po zbaton kontratën që ka me Dennis Hof, për t’u shërbyer zotërinjve që kërkojnë eksperienca të ndryshme duke përjashtuar këtu aktin seksual.

“Kam bërë gjëra të ndryshme. Kam bërë masazhe, e shumë gjëra të tjera. Eksperienca e parë këtu ka qenë më e frikshmja. Ishte diçka komplet e re për mua”, deklaroi ajo.

Pasi ajo të marrë paratë për virgjërinë e saj, Stone thotë se nuk ka në plan të largohet nga klubi. “Dua të vazhdoj të punoj për pesë vitet e ardhshme këtu dhe më pas të vazhdoj shkollën e drejtësisë”, shprehet ajo.

“Kam të drejtën të zgjedh”

Hof është kritikuar rëndë sepse përfiton nga gratë në nevojë. Ai ka punësuar mbi 500 gra në fermat e tij në Nevada, 30 nga të cilat punojnë çdo natë në klubin“Moonlight Bunny”.

“Për sa i përket kontratës së Stone, nuk ka pasur asnjë pyetje për të”, thotë Hof.

Por ai vazhdon të thotë se “kjo është zgjedhja e saj dhe nuk është një ide e mirë që një vajzë të pijë 6 gota tekilash dhe ta humbë virgjërinë në një banjë. Nëse ajo ka vendosur ta shesë, atëherë kjo është diçka e mirë.”

Nëse kjo tingëllon si diçka që mund ta thoshte një tutor, Hof nuk thotë të kundërtën. “Në një farë mënyrë unë jam një tutor”, thotë ai. “Unë jam ai që i sjell klientët tek vajzat. Ndryshimi është që unë kam një licencë për ta bërë këtë”.

Ndërkohë që prostitucioni është i pranishëm në të gjithë Amerikën, Nevada është i vetmi shtet ku aktiviteti është i ligjshëm.

Çdo qark i Nevadas me më pak se 700,000 banorë mund të hapë një shtëpi publike. Gjatë vitit 2015 në atë shtet rezultonin 19 shtëpi publike të hapura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.