Blushi: Cilësia më e madhe e Agollit, aftësia për të qenë popullor

0
169

Homazheve sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit shkrimtarit Dritëro Agolli iu bashkua edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi. Me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Blushi ka zbuluar cilësinë më të madhe të Agollit, që sipas tij ishte aftësia e tij për të qenë popullor, edhe në rastet kur nuk donte.

“PËR DRITËROIN
Cilësia më e lartë e Dritero Agollit ishte aftësia e tij për të qenë popullor, edhe kur nuk donte. Ngushëllime familjes dhe atyre që e donin.”, thuhet në mesazhin e tij.

Shkrimtari Dritëro Agolli ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të premten në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Një dite më parë miq, të afërm, artistë, politikanë, qytetarë të thjeshtë kanë ngushëlluar familjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Figura e Dritëroit vlerësohet me fjalët me të zgjedhura, nga ata që sot e ndiejnë se ai do t’iu mungojë shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here