Skandali i Fressh-istëve/ Nuk njohin veprat e Dritëro Agollit, ja me cfarë poeme i thonë ‘R.I.P’

0
492

Është bërë traditë tashmë në rrjetet sociale ku sa herë ndërron jetë një personazh publik, artist, këngëtar, shkrimtar, politikan, të gjithë shpërthejnë në statuse në rrjetet sociale duke shkruar ‘konsideratën’ e tyre dhe si gjithmonë me zhargonin ‘trendy’ R.I.P.

Por deri këtu edhe mund ta quajmë një ndjeshmëri dhe reagim të mirë, por skandali fillon aty kur për t’u dukur se ti je pikëlluar shumë nga ndarja nga jeta e këtij personazhi dhe shkruan statuse që nuk i përkasin fare atij.

Akoma dhe më shumë skandal bëhet kur diçka të tillë e shkruan një institucion me të rinj të flaktë të cilët mendohen të jenë politikanët e ardhshëm të këtij vendi.

Konkretisht bëhet fjalë për  freshistët e Gjirokastrës të cilët nuk kanë fare idenë e veprave të të madhit  Dritëro. Ndarjen nga jeta dhe pikëllimin e madh e shprehin me një poemë  ‘Kënga e Kandarit’.

Kjo poemë vërtet është një perlë e letërsisë shqipe por është e të madhit A.Z Çajupi dhe jo e Dritëro Agollit.

Ç’mund t’ju themi më tepër për brezin e ardhshëm që do të na qeverisë nesër?!/standard.al

s16522959_10154355932633177_592907666_n

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here