Rrëfehet miku i Dritëro Agollit: Dhimbja më e madhe e tij, djali me gruan ruse (FOTO)

0
793

Dritëro Agolli për herë të parë u martua gjatë kohës që ishte me studime, me rusen Nina, në vitin 1956, kur ishte 25 vjeç. Martesa zgjati shtatë vite, derisa Shqipëria prishi marrëdhëniet me Rusinë. Nga martesa e parë Agolli ka një djalë, Arjanin, i cili jeton në Rusi.

 Miku dhe një nga njerëzit më afër Dritëroit, Moikom Zeqo rrëfen për Gazetën Shqiptare takimin e shkrimtarit me të birin në Moskë.

“Në vitin 2004 kam bërë një udhëtim në Moskë në Shën Peterburg me Dritëroin ku kemi takuar djalin e tij me gruan ruse, Arianin. Takimi i tyre qe i dhimbshëm. I biri kishte pamjen e Dritëroit. E vuante shumë mallin që kishte. Ai u prek aq shumë kur e pa të birin sa nuk ishte në gjendje të fliste për gjysmë ore.

Ai ishte dhimbja më e madhe e tij, e kishte peng”, rrëfen Moikom Zeqo.

Dritëroi me të birin 

driteroi-me-djalin-rus-462x330.jpg

ag1.jpg

ag3.jpg

ag4.jpg

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here