“Ndihmë po mbytemi, motorët janë fikur”, shpëtohen italiani dhe shqiptari me gomone

0
foto ilustruese

Roja Bregdetare i ka ardhur në ndihmë dy personave që rrezikuan seriozisht jetën mbrëmjen e kaluar. Sipas informacioneve zyrtare, në orën 19:40, datë 03.02.2017, Roja Bregdetare u njoftua nga një telefonatë, se në veri të ishullit të Sazanit, në distancë 6 milje, ndodhej një gomone rreth 7 metra, me dy persona në bord, të cilët kërkuan ndihmë, pasi mjeti i tyre kishte marr ujë dhe i ishin fikur motorët.

Loading...

“Ju lutem na ndihmoni, kemi ngelur në mes të detit. Motorët janë fikur dhe po na rrëmben rryma”, ka qenë thirrja e 2 personave në bord të gomones.

Menjëherë, Roja Forca Detare dërgoi anijet e gatshme të Rojës Bregdetare, “P-03” dhe “Lissus P-133”, të cilat gjetën gomonen me dy personat në bord (një shtetas italian dhe një shqiptar), të cilët u imbarkuan në bordin e anijes “Lissus”, ndërsa gomonia u abandonua pasi për shkak të dëmtimeve dhe të kushteve të detit nuk mund te rimorkiohej.

Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë. Shtetasi italian i identifikuar si Antonio Francesco Palma, 39 vjeç, lindur në Brindisi ka djegie të gjymtyrëve të poshtme nga benzoli. Ndërsa shqiptari Alfred Gjondeda, 54 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë nuk ka lëndime. Veprimet e mëtejshme kryhen nga Policia Kufitare.

Loading...

Lini nje pergjigje