Misteri i hedhjes së 28 vjecares nga Banesat Sociale. Ja cfarë thonë banorët

1

Një vajzë 28-vjeçare mbeti e plagosur rëndë mesditën e së mërkurës, pasi ra nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, në zonën e Shkozës, në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në pallatet e banesave sociale, që ndodhen në rrugën “Agush Gjergjevica”.

Loading...

Gazeta Standard pati publikuar rastin e këtij incidenti por nuk pati një reagim nga policia se cfarë konkretisht kishte ndodhur, dhe se cilat qenë arsyet që kjo 29 vjecare tentoi të vrasë veten.

Nga burimet tona 28 vjeçare rreth orës 13 është hedhur nga kati i 6 i Pallateve Sociale në Shkozë. Vajza me origjinë nga Malësia e Madhe e cila banonte me babin e saj dhe sipas burimeve tona dyshohet se një nga shkaqet mund të jetë mos-pagesa e qirasë mujore.

28 vjecarja hidhet nga kati i 6 tek Pallatet Sociale në Shkozë (FOTO)

Loading...

1 Koment

Lini nje pergjigje