Ministria jep me koncesion fondin 56 mln euro për rikonstruktimin dhe ndërtimi e 150 shkollave

0
142

 

Ajo që bie në sy  është se 53 shkolla të reja dhe 97 të tjera do të rikonstruktohen falë partneritetit publik-privat me projektin e sapo shpallur nga Qeveria “One Billion Project”

Institucionet arsimore në vendi tonë në shumicën e rasteve nuk plotësojnë asnjë kusht për të zhvilluar normalisht mësimin. Shumë shkolla janë në gjendje të keqe dhe nxënësve u vendoset jeta në rrezik gjatë orëve të mësimit. Muaji Janar i këtij viti i nxori më së miri në pah problemet dhe kushtet e vështira në të cilat nxënësit arsimohen. Ditët e ftohta të Janarit Ministria e Arsimit pezulloi procesin mësimorë për shkak të të ftohtit, pasi në shkollat publike në vend mungonte sistemi i ngrohjes. Shumë shkolla si në fshatra ashtu dhe në qytete mësimin zhvillohet jashtë çdo standardi dhe sigurie për mësuesit dhe nxënësit. Ndërkohë që në vendin tonë ka shumë fshatra ku nuk ka fare shkolla dhe se nxënësit detyrohen që të shkojnë në këmbë për disa kilometra për tu shkolluar. Në shi, breshër dhe borë në fshatin Xibër të rrethit të Matit nxënësit çdo ditë përballen më vështirësi të kësaj natyre ku ecin në këmbë për më shumë se një orë e gjysmë për të arritur tek shkolla. Kjo është gjendja vetëm në një nga fshatrat e Shqipërisë, por sa e sa fshatra të tjerë të izoluar e vuajnë këtë situatë?! Por sipas ministrisë së Arsimit për këtë vit ka një plan një projekt ku do të rikonstruktojë dhe rregullojë gjithsej 53 shkolla të reja. Ajo që bie në sy  është se 53 shkolla të reja dhe 97 të tjera do të rikonstruktohen falë partneritetit publik-privat me projektin e sapo shpallur nga Qeveria “One Billion Project”.

 

Koncesion për fondin 56 milionë euro

 

Edhe në këtë pikë qeveria e gjeti rastin të shfrytëzojë mundësinë që këtë projekt ta japi me koncesion si në të gjitha fushat e tjera ku pretendon se po investon, por realisht ajo që po bën dhe që po akuzohet gjerësisht është fakti se po favorizon klientelën.

Ministria e Arsimit thekson se  ka gati një hartë me fshatrat dhe qytetet  ku nevojiten shkolla të reja si dhe emrat e shkollave, të cilat kanë nevojë për rikonstruksion. Nga projekti i Qeverisë, Ministria e Arsimit do të shfrytëzojë 56 milionë euro. “Ky projekt do të implementohet në arsim pikërisht në 150 institucione arsimore, ku përfshihen 97 rikonstruksione dhe 53 ndërtime të reja”, tha Zamira Gjini, drejtore e Arsimit Parauniversitar. Pjesën më të madhe të fondeve për ndërtim shkollash do ta marrë Tirana me 21 shkolla të reja, duke vijuar më pas me Elbasanin dhe Beratin. “Do të ndihmojë shumë për të realizuar objektivin që ka Ministria e Arsimit për të ulur numrin e nxënësve në klasë, për ta çuar deri në 30 nxënës në klasë, sidomos në zonat e mëdha urbane, një nga objektiva tona është edhe eliminimi i mësimit me dy turne dhe ky projekt do të ndihmojë shumë”, sqaron Gjini.  Shkollat do të nisin të ndërtohen së shpejti nga kompani private, ndërsa likuidimi i tyre nga Qeveria do të bëhet në harkun kohor prej tre vitesh. 56 milion euro kushton përmirësimi i kushteve ne shkolla dhe eliminimi i mësimit me turne. Ky fond i është vene ne dispozicion te arsimit nga programi i qeverise “one billion project”, i cili do te zbatohet ne partneritet me kompanitë private. Sipas një studimi te kryer nga Ministria e Arsimit, ne te gjitha  qarqet e vendit do te ketë ndërtime te reja shkollash dhe përmirësime te godinave aktuale. 150 shkolla janë parashikuar për t’u përfshire ne ketë projekt, ku 53 janë ndërtime te reja. Shkollat do te ndërtohen nga kompanitë private njëherazi dhe brenda nje kohe te shkurtër. Ndërsa likuidimi nga shteti përmes bankave do te shtrihet ne vite.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here