Komisioni Hetimor CEZ/ Shkëlzen Berisha thërritet sërisht dëshmitar

0
186

Komisioni Hetimor i CEZ i ka dërguar në minutat e fundit një shkresë Shkëlzen Berishës për tu paraqitur në komision ditën e hënë si dëshmitar mbi këtë çështje. Siç mësohet nga kjo shkresë, nëse Shkëlzen Berisha nuk paraqitet në komision, atëherë do të merret me forcë. Djali i ish-kryetarit të Partisë Demokratike duhet të paraqitet në shkresë ditën e hënë në orën 17.00. Nëse Shkëlzen Berisha paraqitet në komision kjo është pjesëmarrja e tij e dytë si dëshmitar. Më datë 3 shkurt ai ishte në komision i thirrur si dëshmitar, por nuk pranoi të betohet para kryetarit të komisionit Taulant Balla, me justifikimin se Balla ka konflikt interesi me familjen e tij për shkak të proceseve të hapura për shpifje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here