KLSH: Administrata e Ramës – më shumë se gjysmë miliard euro vjedhje e shpërdorime

0
647

Ervin Kaduku

Për periudhën janar-dhjetor 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 154 auditime të planifikuar për auditim ka përfunduar dhe evaduar 154, si dhe ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 170 auditime.  Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar:

  1. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 25,484 milion lekë, afërsisht 188 milion euro.
  2. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 46,844 milion lekë, afërsisht 346 milion euro, nga e cila 35,919 milion lekë në fushën e të ardhurave dhe 10,925 milion lekë në fushën e shpenzimeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72,328 milion lekë, afërsisht 534 milion euro. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015-deri në shtator 2016 shkruan Standard.

 

Dëmet e konstatuara

NË SEKTORIN E TATIM – TAKSAVE, NË VLERËN E PËRGJITHSHME PREJ 1,885,032 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

-Njësia e tatim paguesve të Mëdhenj, në vlerën 713,122 mijë lekë, si penalitet për tatimin mbi vlerën e shtuar

-Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, në vlerën 464,474 mijë lekë, për veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9920, datë 19,05,2008 “Për procedurat tatimore në RSH”

-Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, në vlerën 107,380 mijë lekë, si penalitet për tatimin mbi vlerën e shtuar

-Drejtoria Rajonale Tatimore, Gjirokastër, në vlerë 102,702 mijë lekë, për veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9920, datë 19,05,2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, etj

NË SEKTORIN E DOGANAVE, NË VLERËN E PËRGJITHSHME PREJ 2,935,610 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

-Dega Doganore Fier, në vlerën 1,970,293 mijë lekë, për veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”

-Dega Doganore Tiranë, në vlerën 383,887 mijë lekë

-Dega Doganore Durrës, në vlerën 321,565 mijë lekë si penalitet për parregullsi në dokumentacion e “diferencë peshe” në procesin e vlerësimit të detyrimit doganor

-Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në vlerën 91,275 mijë lekë, për veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 8449, datë 27.01.1999 “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”

-Dega Doganore Kakavijë, në vlerën 89,544 mijë lekë

-Dega Doganore Qaf Thanë, në vlerën 33,431 mijë lekë

-Dega Doganore Qaf Botë, Sarandë në vlerën 27,197 mijë lekë

-Dega Doganore Rinas, në vlerën 18,418 mijë lekë

 

NË FUSHËN E PAGAVE, SHPËRBLIMEVE NE VLERËN E PËRGJITHSHME PREJ 110,734 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

-KESH sh.a., në vlerën 36,560 mijë lekë si pasojë e dhënies së një shpërblimi të veçantë të padrejtë mbi pagë, në fund të vitit për punonjësit e Shoqërisë KESH sh.a.

-Enti Kombëtar i Banesave, në vlerën 1,301 mijë lekë si shpërblim në masën e një page mujore për punonjësit e Entit Kombëtar të Banesave, të cilët janë punësuar gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2014, raportin Standard.

NË FUSHËN E PROKURIMEVE, NË VLERËN 3,407,159 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

(Vlera në mijë lekë)

-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 351,179

-Projekti: Shëndetësia elektronike në Shqipëri, regjistri mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike 243,834

-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 207,767

-Autoriteti Rrugor Shqiptar 111,009

-Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë 55,829

-Bashkia Mallakastër 44,293

-Ministria e Shëndetësisë 39,767

-AlbPetrol sh.a. 28,158

– Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit 21,790

 

SHKELJE PROCEDURASH NË ZBATIMIN E PUNIMEVE

(Vlera në mijë lekë)

 

-ARRSH Projekti “Ndërtimi i segmentit “By-pass Fier-Vlorë”” 732,444

-Autoriteti Rrugor Shqiptar 517,563

-Projekti: Ndërtimi i aksit Tiranë-Elbasan 306,169

-KESH sh.a. 106,383

-DPUK Projekti “Rehabilitimi i rrjetit hidrik në Tiranë” 80,563

– Bashkia Konispol 66,314

-Autoriteti Portual Durrës 49,898

-Bashkia Elbasan 34,327

-Bashkia Pogradec 32,585

-Bashkia Belsh 22,380

-Bashkia Bulqizë 20,252

-Bashkia Lezhë 19,691

-Bashkia Skrapar 18,904

– Bashkia Berat 17,110

-Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a. 14,860

-Bashkia Mirditë 13,639

NË FUSHËN E SHITJES DHE DHËNIES ME QIRA TE PRONES PUBLIKE NE SHUMËN E PËRGJITHSHME PREJ 15,670,640 MIJË LEKË KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

-Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vlerën 2,099 mijë lekë, nga e cila:

– 600 mijë lekë si pasojë e përfitimeve të padrejta nga një shoqëri.

– 1,318 mijë lekë nga mos llogaritja dhe mos arkëtimi i penaliteteve për mos zbatim të kontratës së qirasë të datës 15.3.2013 të lidhur me METE, qiramerrësi ka përfituar padrejtësisht shumën 706 mijë lekë për vitin 2014 dhe 612 mijë lekë për vitin 2015;

– 181 mijë lekë nga mos llogaritja dhe mos arkëtimi i penaliteteve për mos zbatim të kontratës së qirasë të lidhur me METE, qiramarrësi ka përfituar padrejtësisht shumën për vitin 2014 shkruan Standard.

-Bashkia Berat, në vlerën 29,932 mijë lekë, nga e cila:

– 9,738 mijë lekë si pasojë e mos pagesës së vlerës së qirasë së dhënë për objektet e Bashkisë;

– 20,194 mijë lekë si rezultat i aplikimit të gabuar të referencave ligjore në vlerësimin e truallit dhe të një investimi publik.

– Bashkia Belsh, në vlerën 9,183 mijë lekë si pasojë e mos pagesës së vlerës së qirasë së tokave të pandara.

– Bashkia Tiranë (ish Komuna Vaqar-Pezë), në vlerën 7,311 mijë lekë si pasojë e mos aplikimit të saktë të çmimit të tokës së dhënë me qira.

-Bashkia Lezhë, në vlerën 3,098 mijë lekë, lekë si pasojë e mos pagesës së vlerës së qirasë për objektet e bashkisë të dhëna me qera.

-AlbPetrol sh.a. në vlerën 14,956,009 mijë lekë si pasojë e detyrimeve të prapambetura për naftën brut pjesë e AlbPetrol dhe sasi  nafte të prodhuara por të paraportuara .

-ZVRPP Gjirokastër, në vlerën 16,490 mijë lekë si pasojë e përdorimit të paligjshëm të truallit.

-ZVRPP Dibër, në vlerën 107,305 mijë lekë si pasojë e mos arkëtimit të të ardhurave nga shitja dhe qeraja.

-Agjencia e Trajtimit të Pronave Tiranë, në vlerën 123,952 mijë lekë si pasojë e tjetërsimit të oborreve.

 

NË FUSHËN E SHPENZIMEVE OPERATIVE, NË SHUMËN E PËRGJITHSHME PREJ 422,267 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

 

(Vlera në mijë lekë)

 

-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve 168,060

-AlbPetrol sh.a. 86,371

– Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë 35,268

NË ZËRIN “TË TJERA”, SHKELJE TË DISIPLINËS FINANCIARE NE SHUMEN E PERGJITHSHME PREJ 425.648 MIJË LEKË, KONSTATUAR NË INSTITUCIONET:

-Autoriteti Rrugor Shqiptar në projektin “Ndërtimi i segmentit “By-pass Fier-Vlorë””, në vlerën 590,482 mijë lekë

-KESH sh.a, në vlerën 223,182 mijë lekë si pasojë e realizimit të marrëveshjeve të ndaluara në procedurat e shit/blerjes së energjisë elektrike, pasi kanë fshehur pozicionin e tyre të dyfishtë dhe kanë kryer tregti direkte të fshehtë, duke krijuar avantazh të paligjshëm, duke mos respektuar rregullat e konkurrencës.

-Autoriteti Portual Durrës, në vlerën 129,906 mijë lekë, nga e cila:

104 mijë lekë si pasojë mos penalizimit nga APD të kontraktorit për tejkalim të afateve në zbatimit të kontratës me objekt “Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitet 2015-2016;

1,095 mijë lekë si pasojë e mos likuidimit të faturimeve në masën 44%, si dhe interesave nga mos likujdim në kohë për faturimin e përpunimit dhe peshimit të anijeve, të cilat janë bërë nga Agjenci spedicionare pa hartuar kontratat respective mes palëve (APD dhe agjencive) për të përcaktuar detyrimet e ndërsjella; Enti Kombëtar i Banesave (Pilot), në vlerën 23,341 mijë lekë si pasojë e përfitimi të padrejtë nga BKT të subvencionimit të interesave të kredive, për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, nё vitin 2009./ Ekskluzivisht për Standard.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here