“Jam 21 vjeç dhe nuk kam të dashur, dua të lidhem por…”

0
343

Një vajzë 21-vjeçare nuk ka pasur asnjëherë të dashur dhe tashmë kjo gjë i është kthyer në një problem.

Edhe pse i pëlqen një djalë, ajo nuk e takon atë pasi ka frikë se nuk do të mund ta vazhdojë lidhjen e saj.

Përmes një letre drejtuar psikologes së The Sun, ajo tregon problemin e saj dhe kërkon ndihmë për ta kaluar.

Letra e vajzës

“Unë jam 21-vjeçe dhe nuk kam pasur asnjëherë të dashur. Kohët e fundit kam dalë në takim me disa djem por sapo i kam takuar herën e parë, kam ikur prej tyre ‘me vrap’.

Nuk e kuptoj çfarë më ndodh me djemtë dhe pse i kam kaq frikë…

Tani kam filluar të flas me një djalë në internet i cili vërtetë ka filluar të më pëlqejë shumë. Flasim thuajse gjithë ditës bashkë dhe ai më ka kërkuar disa herë të më takojë por unë kam frikë sepse mendoj se do të largohem pasi ta takoj, njëjtë siç kam bërë me të tjerët.

Nuk e di çfarë problemi kam dhe si mund ta zgjidh…”

Përgjigjja e psikologes

“Diçka të pengon dhe nuk të lejon të krijosh një lidhje. Mos ndoshta prindërit e tu kanë qenë shumë të rreptë me ty dhe nuk të kanë lejuar të shprehësh ndjenjat e tua?!

Duhet të flasësh me një psikolog dhe t’i tregosh frikën tënde dhe kështu ai mund të të ndihmojë seancë pas seance t’i kalosh ato dhe të fillosh një jetë normale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here