“Seksi me kolegen po më shkatërron, ajo është e fiksuar dhe më bën…”

0
288

Sa e vështirë është të ruash vetëm raport pune me kolegët?

Duket se dy të rinj të cilët punojnë në një call-center e kanë të pamundur të ruajnë një raport pune pasi kanë përfunduar në shtrat disa herë. Por djali është në prag të fejesës me vajzën që ai e dashuron, por edhe pse tenton ta frenojë vetën ndaj koleges së punës, nuk e arrin dot.

Përmes një letre ai i ka kërkuar ndihmë psikologes së The Sun…ja çfarë i shkruan asaj.

 

Letra e djalit

“Vazhdoj të shkoj në shtat me një kolege pune e cila është totalisht e fiksuar pas seksit dhe e di që do të më shkaktojë probleme por nuk mund ta kontrolloj veten.

Dhe më e keqja është se kam një të dashur e cila është 28 vjeçe dhe është shumë e mirë. Ne jemi duke planifikuar edhe fejesën tonë dhe ajo është kaq e lumtur sa ka gjithë ato ditë që shikon vetëm revista martese, si të organizojë fejesën dhe çdo detaj tjetër.

E dashura ime është ajo çka të gjithë meshkujt do të donin…është e bukur, seksi, e zgjuar, dhe e dua shumë. Por pse po vazhdoj ta tradhtoj?!

Unë jam 30 vjeç dhe jam supervizorë në një call-center. Para pak javësh na erdhi një vajzë e re në punë, 23 vjeçe. Ajo është e mbushur me tatuazhe dhe piercing e me një veshje të çuditshme. Por është seksi dhe ka një buzëqeshje të bukur. Një ditë pasi përfunduam një seminar ajo u pengua pak dhe ra mbi mua dhe më kërkoi falje. Sapo i thash ‘nuk ka problem’ ajo mu hodh sipër dhe më puthi.

Unë e pashë i habitur dhe ajo nuk më la fare të flisja por hodhi një ‘bombë tjetër. ‘Jam shumë e mirë në krevat pse nuk vjen një xhiro nga shtëpia ime sonte dhe ta tregoj?’…kaq mjaftoi për të më intriguar dhe pranuar. Pasi shkova në shtëpinë e saj ajo më çoi menjëherë të dhoma e gjumit dhe përfunduam duke bërë seks. Ajo ishte vërtetë shumë e mirë…

U pendova pasi e dashura ime nuk e meriton këtë sjellje por sërish pas disa ditësh bërë të njëjtën gjë. Edhe pse dua të largohem prej saj nuk i rezistoj dot tundimit për të bërë seks.

Nuk dua ta shkatërroj lidhjen time me vajzën që dashuroj…ndihmë”.

Përgjigjja e psikologes

“Njerëzit shpesh zgjedhin të thonë ‘që nuk dua por nuk rezistoj dot’…kjo është një gënjeshtër e madh sepse çdo gjë e bëni sepse doni.

Ndaj nëse nuk do të ndahesh me të dashurën tënde atëherë shkëputi raportet përtej punës me kolegen”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here