Friday, April 19, 2024
Home Eros & Psikologji Për seks më të mirë çdo natë, përdorni këtë vaj

Për seks më të mirë çdo natë, përdorni këtë vaj

0
450

Xhenxhefili prej kohësh është përdorur si një ilaç natyral për trajtimin e problemeve të tilla si ato të tretjes, duke përfshirë dhimbjet e stomakut, humbjen e oreksit, etj. Ai është përdorur në vende të ndryshme dhe mënyra të ndryshme në kuzhinë për të parandaluar epidemitë, për lehtësimin e dhimbjeve të kokës apo  dhimbjeve të dhëmbit.

Problemet me tretjen}

Vaji esencial i xhenxhefilit është shumë efektiv në trajtimin e problemeve të shumta me tretjen duke përfshirë dhimbjen e barkut apo të stomakut. Proceduar është shumë  e thjeshtë. Mjafton të aplikoni disa pika vaj në zonën ku ndjeni dhimbje me lëvizje të ngadalta rrethore.

Përmirëson funksionimin e mëlçisë
Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry,” vaji esencial i xhenxhefilit ka veti antioksidante dhe pastron në mënyrë efektive mëlçinë nga alokooli apo yndyra, shkruan Shije. Shtoni 1 deri në 2 pika vaj xhenxhefili në një gotë me ujë dhe konsumojeni atë në bazë ditore. Ose, mund ta aplikoni atë në zonën përreth mëlçisë.

Lehtëson dhimbjet  e muskujve dhe ato menstruale
Xhenxhefili përmban një komponent aktiv të njohur si zingibain, i cili ka veti të fuqishme në lehtësimin e dhimbjeve. Për të mos ndjerë më dhimbje gjatë ciklit menstrual dhe të muskujve, konsumoni vaj xhenxhefili 1 deri në 2 pika në ditë. Mund ta kombinoni atë edhe me disa pika vaj kokosi për rezultate akoma më të mira.

Përmirëson shëndetin e zemrës
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Maryland Medical Center, xhenxhefili ka aftësinë për të ulur nivelet e kolesterolit dhe të parandalojë koagulimin e gjakut. Për më tepër, vaji i xhenxhefilit përmirson metabolizmin e lipideve, të cilat zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.

Rrit dëshirën seksuale
Vaji esencial i xhenxhefilit ka aftësi të ngrohë trupin, dhe për këtë arsye mund të rrisë edhe dëshirën seksuale si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Rrit qarkullimin e gjakut dhe i jep trupit tuaj shumë energji. Thjesht aplikoni disa pika vaji në organet tuaja seksuale ose në këmbët tuaja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here