Partizani “injoron” policinë, ja si luhet në “Selman Stermasi” , flet shefi i policisë private: Garantojmë vetëm brënda stadiumit, jo në rrugë

0
143

Kompania që menaxhon ndeshjet e Partizanit “Blinibileta.com” do të marrë përsipër mbarëvajtjen e sfidës kundër Vllaznisë në “Selman Stërmasi”. Ai që zbulon një gjë të tillë është përgjegjësi i kompanisë që menaxhon ndeshjet e 15 herë kampionëve të Shqipërisë.

I kontaktuar nga newsport.al, Ervis Hila shprehet: “Ne kemi qenë gjithnjë të gatshëm për të mbuluar dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjeve të futbollit me forcat e policisë private që ka në disponim kompania jonë. Ne sigurojmë mbarëvajtjen e sfidës së Partizanit kundër Vllaznisë brenda perimetrit të stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Në fakt, policia e shtetit nuk merr përsipër të sigurojë rrugët e kryeqytetit për këtë takim, por nëse tifozët vijnë deri te dyert e stadiumit, nga ana e kompanisë sonë ekziston gjithë kapaciteti dhe përvoja për të siguruar rendin dhe qetësinë publike të takimeve të futbollit”, shprehet për newsport.al, Ervis Hila, përgjegjësi i kompanisë që menaxhon ndeshjet e 15 herë kampionëve të Shqipërisë. I pyetur nëse sigurohet rendi edhe në sektorët e brendshëm të stadiumit në tribunat ku do të qëndrojnë tifozët, përmes stjuartëve, Hila shprehet i bindur se: “Po! Kemi kapacitetin për një gjë të tillë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here