Në rast se toka shitet deri me 28 Shkurt tatimit mbi të ardhurat me 2 %, më pas shkon 15 %

0
161

 

Çdo person që ka një pronë të paluajtshme në rast se aplikon për rivlerësimin e saj deri në 28 shkurt, tatimi mbi të ardhurat në rast se shitet kjo pronë do të zbresë në 2 % nga 15 % që e parashikon ligji

 

Muaji shkurt është i fundit që i është lënë në dispozicion qytetarëve dhe bizneseve që të përfitojnë nga nisma e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Me një udhëzim të veçantë që u miratua në gushtin e kaluar,  filloi edhe procesi favorizues që mundëson sjelljen e pronës në vlerën aktuale të saj, duke paguar një tatimfitim më të ulët nga shkalla prej 15 për qind që aplikohet zakonisht. Vetëm për muajt janar dhe shkurt qeveria parashikon që të arkëtojë 1.1 miliardë lekë nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme.

Por si po kryhet procesi sot?

Individët që janë të interesuar për të rivlerësuar një pasuri të paluajtshme aplikojnë pranë Zyrës së Regjistrimit. Diferenca mes çmimit të blerjes dhe çmimit aktual tatohet në masën 2 për qind. Pas pagesës së kësaj shume pasuria regjistrohet me çmimin e ri. Për personat juridikë apo bizneset procedura që ndiqet për rivlerësim është e njëjtë ajo që ndryshon në këtë rast është taksimi me 3 për qind për diferencën mes çmimit të blerjes dhe çmimit aktual të pasurisë.

 

Projektligj

Sipas projektligjit  për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme, çdo person që ka një pronë të paluajtshme në rast se aplikon për rivlerësimin e saj deri në 28 shkurt, tatimi mbi të ardhurat në rast se shitet kjo pronë do të zbresë në 2 % nga 15 % që e parashikon ligji. Kështu për shembull në rast se një shtëpi në vitin 2005 e kishte vlerën 10 milionë lekë dhe sot kushton 15 milionë lekë, tatohet me 15 % vlera 5 milionë lekë. Ndërsa rivlerësimin e pronës vlera 5 milionë lekë do të tatohet vetëm 2 %. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertim, por jo më e vogël se çmimet minimale fiskale dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme llogaritin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.

Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 2% e bazës së tatueshme. Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.

Bizneset Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga ekspertë të pavarur, të licencuar për vlerësimin e pasurisë nga institucionet përkatëse. Diferenca nga vlera kontabël, e regjistruar në pasqyrat financiare, me vlerën që rezulton nga rivlerësimi, pasqyrohet në pasqyrat financiare të vitit 2016. Personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 3 % të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here