MPJ e Maqedonisë – Ramës: Merruni me problemet tuaja, jo me tonat

0
154
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-03 12:16:19Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Në Maqedoni janë përzgjedhur përfaqësues nga qytetarët dhe ata janë faktorët e vetëm legjitimë në bartjen e vendimeve. Do të ishte mirë kur konceptin e Maqedonisë të integrimit multikulturor në shoqëri të bazuar në vlerat evropiane do ta zbatonin edhe vendet fqinje, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë në komentet e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të politikanëve tjerë nga rajoni në lidhje me ngjarjet politike në Maqedoni.

“Politikanët nga fqinjësia të cilët me këmbëngulje tentojnë ta tërheqin vëmendje nga problemet në vend, me ndezje të zjarrit te fqinjët shkojnë në kundërshtim me vlerat evropiane. Natyrisht që më tërheqëse është të merren me vendet fqinje në kushte kur vështirë se ju shkon me nevojat reale të qytetarëve në vendin personal. Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që i kanë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon”, thonë nga MPJ-ja.

Prej atje theksojnë edhe se pikëpamja e Maqedonisë është se nuk ka interes të veçantë nga cila do përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.

“Nuk kemi qëllim të veçantë që të lëshohemi në analiza për atë se kush përzihet dhe për çfarë qëllimi. Do t`i dërgojmë të gjitha palët e interesuara që ta respektojnë sovranitetin dhe dëshirën e shprehur të Maqedonisë. Ata janë kompetentët e vetëm që të mbajnë vendime për shtetin”, qëndron në reagim.

Maqedonia, shtojnë nga Ministria, mbetet e përkushtuar në qëllimet dhe parimet e saj.

“Praktika na dëshmon se vendimet e mira për vendin duhet të rrjedhin nga interesat e qytetarëve tanë. Qëndrimi i tillë është edhe në funsksion të integrimit evropian të vendit. Vetëm një Maqedoni sovrane, efektive dhe efikase mund të kontribuojë në projektin i cili është masivisht i mbështetur nga qytetarët e Maqedonisë”, theksohet në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë./zhurnal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here