Ministria heq vendimin për tarifat e reduktuara për studentët në nevojë

0
281

Nxenesit ne kushte te veshtira ekonomike sipas nje vendimi te posatcem nga Ministria e Arsimit duhet te paguajne farifat e studimit te reduktuara. Por kete vit nje gje e tille nuk eshte vene ne zbatim. Studente sidomos te komunitetit rom dhe egjiptian jane ata te cilet e vuajne me shume mungesen e mosvenies ne funksion te ketij vendimi. Te shqetesuar studente denoncuan rastin ne gazeten Standard per kete ceshtje.

Ndonëse Vendimi nr. 699, datë 22.10.2014 i Këshillit të Ministrave “Për përjashtimin ose reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit të studentëve që ndjekin programet e studimeve me kohë të plotë të ciklit të parë dhe të dytë”, ka gjetur zbatim deri vitin e kaluar, këtë vit akademik për studentët e komunitetit rom dhe egjiptian si dhe te gjithë shtresat sociale të parashikuara është e paqartë. Sipas njoftimit të dhënë në faqen zyrtare të universitetit “Aleksandër Xhuvani” ata të cilët përfitojnë janë vetëm studentët e vitit te dytë dhe të tretë bachelor. Ky njoftim ka krijuar konfuzion tek studentët e vitit të parë dhe ata master. Fakt ky që ka futur në dilemë studentët për të paguar tarifën, apo të rrezikojnë humbjen e vitit akademik? Të kontaktuar me email nga aktivistët e LRER, Drejtoria e Financës në MAS shprehet se është në fuqi VKM-ja e vitit të kaluar. Të ndodhur përpara kësaj situate Departamenti Juridik i UE nuk ka dhënë një përgjigje definitive duke lënë studentët të presin./b.xh

njoftim-perjashtim-nga-tarifa-viti-2016-2017

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here