Standard.al

Kokëdhima: Koaliconi nuk i arriti pritshmëritë e duhura

0

Ish deputeti socialist Koço Kokëdhima, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e  Universitetit të Vlorës, deklaroi se koalicioni qeveritar nuk i arriti pritshmëritë e duhura. Duke prezantuar para të rinjve nismën e tij politike Zgjidhja, Kokëdhima u shpreh se pushti është në duart e një grupi personash dhe ky pushtet duhet ti kthehet popullit.

“ Koalicion që nuk i arriti pritshmëritë e duhura sipas meje. Nuk u shfrytëzua si duhet koha e këtij mandate që kaloi me qëllim që ky koalicion të adaptonte standard të larta qeverisëse. Duhesh të bënte reforma për t’ia hequr pushtetin një grushti njerëzish dhe për t’ia kthyer popullit, i cili është defaktorizuar plotësisht në këtë tranzicion dhe sot është në një gjendje që nuk merr pjesë në asnjë vendimarrja duke ushtruar vullnetin me votën e lirë,” – tha ish – deputeti i Vlorës, gjatë fjalës së tij në bashkëbisedimin me studentët e Universitetit të Vlorës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.