I dashuri nuk i tregon për sëmundjen e rëndë, ajo e tradhëton me 5 meshkuj, por…

0
346

Një vajzë 23-vjeçare është përballur me një situatë të vështirë pasi i dashuri e la pa i dhënë asnjë shpjegim.

Edhe pse vuajti shumë ajo gjeti një formë të ‘thjeshtë’ për ta kaluar këtë dhimbje…brenda pak javësh fjeti me 5 meshkuj.

Por tani i dashuri i saj është kthyer dhe i tregoi arsyen se përse u largua dhe vajza ndihet në faj, sepse ai kishte një problem shumë serioz. Tashmë ajo i është drejtuar psikologes së The Sun për një këshillë e cila mund ta nxjerrë nga situata.

 

Letra e vajzës

“Kam fjetur me 5 meshkuj të ndryshëm pasi u ndava me të dashurin tim, por nuk mund të jetoj me këtë faj që kam bërë.

E takova të dashurin tim në universitet. Unë jam 23 ndërsa ai është 22 vjeç. Ne kemi pasur një raport shumë të mirë por pasi u diplomuam filluam të mos flisnim fare. Ai më tha se kishte një ‘çështje personale’ dhe duhej të ndaheshim, edhe pse unë nuk kisha bërë asgjë gabim… u ndjeva shumë keq nga kjo sjellje e tij.

Në një moment ishim duke planifikuar të ardhmen tonë dhe në momentin tjetër isha e vetme. Gjatë gjithë kësaj periudhe shokët e mi kanë qenë mbështetje shumë e madhe për mua dhe nuk më kanë lënë asnjëherë vetëm.

Një natë kisha dalë në një lokal dhe aty takova një djalë shumë të këndshëm dhe ndenjëm së bashku dhe qerasëm njëri-tjetrin me pije. Atë natë miqtë e mi ikën herët në shtëpi por djali më tha që të rrinim edhe pak dhe më pas ai do të më shoqëronte për në shtëpi. Pasi qëndruam edhe për disa orë unë e ftova në shtëpi dhe pimë edhe diçka tjetër. Më pas e gjeta veten duke bërë seks me të.

Vazhdoja të mendoja për të dashurin tim por më bënte të ndihesha mirë kur ndjeja se dikush më donte dhe më përqafonte sërish. Por pas këtij djali situata më doli jashtë kontrollit. Në javët në vijim takova edhe 4 meshkuj të tjerë me të cilët bëra seks.

Pak ditë më parë më telefonoi i dashuri im dhe më tha se i vinte keq që më la ashtu. Por kishte pasur një arsye shumë të fortë pasi nëna e tij ishte diagnostifikuar me kancer dhe ai nuk kishte dëshirë të fliste për këtë. Ajo tani ndodhet në reanimacion.

I dashuri im më tha që e kishte marrë malli për mua dhe donte të ktheheshim prapë bashkë, por unë ndihem shumë keq që e kam tradhtuar atë. Unë e di që ai s’më ka tradhtuar sepse s’ka pasur kohë.

Nuk di çfarë të bëj pasi kam frikë se nëse ai e mëson që unë kam bërë seks me 5 meshkujt të tjerë për një kohë kaq të shkurtër, do të më lejë përfundimisht”.

Përgjigjja e psikologes

“Pavarësisht se i dashuri jot ka pasur një çështje shumë serioze, kjo nuk e justifikon që të la ashtu pasi ishte shumë e dhimbshme ndarja pa asnjë shpjegim.

Por nëse ti do të jesh me të dhe ai nuk ka se si ta mësojë atë çka ke bërë kur nuk ke qenë me të, atëherë mos ia thuaj dhe vazhdoni të mendoni për të ardhmen.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here