Standard.al

Frikë nga incidentet, Partizani-Vllaznia nuk do luhet në ‘Selman Stërmasi’

0

Policia e Tiranës ka informuar Federatën Shqiptare të futbollit që ndeshja Partizani-Vllaznia të mos zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi’ në kryeqytet për shkak të frikës së incidenteve mes dy tifozërive.

Policia e Shtetit informon se nuk merr përsipër garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e takimit nëse ndeshja zhvillohet në këtë stadium. Vendimi i është bërë me dije dhe klubit të Partizanit dhe atij të Tiranës.

Të kuqtë kishin njoftuar se do të luajnë në “Selman Stërmasi” ndeshjen me Vllazninë të shtunën në orën 17:00.

Në bazë të marrëveshjes, Partizani do t’i paguajë Tiranës 3 milionë lekë të vjetër për çdo ndeshje të luajtur në “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë, edhe vetë klubi i kuq e ka bërë zyrtare që takimi i javës së 20-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në kryeqytet. Në një njoftim të postuar dje në “Facebook”, Partizani vë në dijeni tifozët mbi çmimet e biletave.

“Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive të stadiumit ‘Selman Stërmasi’ do te jenë:
Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 700 lekë;
Biletat në Tribunat C, D, E, F, G, dhe H do të kushtojnë 200 lekë;
Tifozëria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion Tribunën H1, H2;
Për femrat, hyrja në Tribunat C, D, E, F, G do të jetë falas.
Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e shtunë, nga ora 09:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin ‘Selman Stërmasi’”, thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.