“Bëra seks me motrën e shoqes, ‘xhindosa’ të dashurën dhe shoqen por…”

0
394

Një djalë i cili ‘edhe ka edhe s’ka të dashur’ është gjendur përpara një lëmshi  që ka bërë vetë.

Ai është lidhur dhe është ndarë disa herë më të dashurën e tij, por kësaj here pasi është grindur me të ka shkuar dhe ka fjetur me motrën e shoqes së ngushtë.

Pasi u zgjua në krah të saj kuptoi që kishte bërë gabim dhe ia mbathi, por ajo i tregoi motrës dhe më pas e mësoi edhe e dashura e tij.

Tani djalin e ka lënë edhe e dashura edhe shoqja e ngushtë…

Përmes një letre drejtuar psikologes së The Sun ai ka treguar detajet e historisë, në pritje të një këshillë për të rifituar të dashurën dhe shoqen e ngushtë.

Letra e djalit

“Bëra seks më motrën e shoqes pasi u zura me ish-të dashurën, por tani të trija ato janë të ‘xhindosura’ me mua.

Unë jam 29 vjeç dhe ish-e dashur ime është 25 vjeçe dhe në 3 vite jemi ndarë dhe jemi lidhur shumë herë me njëri-tjetrin. Para disa ditësh ne ishim pajtuar por përfunduam duke debatuar për diçka dhe unë në nerva e sipër ika nga shtëpi dhe u ula në një lokal.

Aty takova motrën e shoqes sime të ngushtë që nga fëmijëria. Pasi kisha pirë disa pije alkoolike, ajo më thotë se gjithmonë më kishte dashur por nuk kishte mundur të ma tregonte. Nuk reagova në ato moment dhe pasi dolëm nga lokali unë e shoqërova deri në shtëpi. Ajo më ftoi brenda dhe bëmë seks.

Kur u zgjova në mëngjes e kuptova që kisha bërë një gabim të tmerrshëm. Ajo ishte e lumtur dhe më pyeti nëse do të më takonte sërish…’Në asnjë mënyrë’ iu përgjigja.

E i që ishte përgjigje shumë e ashpër por për momentin nuk e mendova gjatë.

Por nuk kaloi shumë dhe ajo i kishte treguar motrës së saj dhe pas kësaj ajo nuk më flet më. Por për fatin tim të keq nuk e mori vesh vetëm shoqja e ngushtë por edhe e dashura apo ish-e dashura apo çfarëdo që e kam.

Ajo më tha që kësaj herë kishte përfunduar çdo gjë mes nesh dhe se nuk do të më shohë më me sy.

Por unë e dua atë dhe dua të kthehemi prapë bashkë. Gjithashtu dua të rifitoj edhe miqësinë me shoqen e ngushtë.”

Përgjigjja e psikologes

“Ti i dashke dhe të dyja…eh kjo është e vështirë. Të paktën tento t’i kërkosh falje të dashurës tënde dhe binde që e do.

Dhe kësaj here nisni një lidhje konstante dhe jo me ‘faza’ pasi kjo e dëmton shumë lidhjen dhe ndjenjat tuaja.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here