Ambasadori Donald Lu ‘thumbon’ Llallën: Asgjë nuk e pengon më reformën

0
167

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu nuk nguron në asnjë moment të lëshojë mesazhe të fortë dhe të qarta. Pas akuzave që lëshoi dje ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla se për muaj të tëra pengoi reformën në drejtësi, kësaj here Lu pohoi se kjo reforma do ndalojë manipulimin politik.

Ai tha se asgjë dhe askush nuk do të pengojë procesin e reformës në drejtësi, ndërsa asnjë përpjekje për të kundërtën nuk e frikëson SHBA-në.

“SHBA e angazhuar për monitorimin e reformës. Asgjë nuk e pengon procesin e reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje nuk na frikëson apo pengon për reformën. Reforma në drejtësi do ndalojë korrupsionin në gjyqësor. Reforma do ndalojë manipulimin politik. Ju sigurojmë që reforma do të jetë e suksesshme”, tha Lu.

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here