Si ka mundësi? Jetoi 24 vjet pa e ditur që s’kishte tru të vogël

0
350

Nëse keni lindur me vetëm gjysmën e trurit, mjekët ka të ngjarë të thonë se shanset tuaja për një jetë normale janë të pakta, në mos inekzistente. Por një grua 24-vjeçare i sfidoi këto mendime. Në vitin 2014, gruaja (emri i të cilit nuk u bë publik), shkoi te mjeku pasi ndiente një marrje mendsh dhe të përziera. Ajo përfundimisht bëri një skaner, ku mjekët bënë zbulimin tronditës: Gruaja nuk kishte fare tru të vogël.

Truri i vogël është ajo pjesë e trurit që ndodhet nën dy hemisferat e trurit. Besohet se ai ka gjysmën e neuroneve të trurit dhe është përgjegjës për kontrollin e aftësive motore, si dhe ruajtjen e ekuilibrit. Kjo grua që jetonte normalisht pa tru të vogël, shkaktoi një tronditje në komunitetin shkencor, duke konfirmuar se shkenca ka ende shumë për të mësuar mbi trurine  njeriut.

Rasti i kësaj gruaje shfaqi plasticitetin e mrekullueshëm të trurit. Ajo ishte në gjendje të bënte një jetë relativisht normale, pa patur tru të vogël. Ajo nuk kish folur deri në moshën 6 vjec dhe nuk kish ecur deri në moshën 7 vjec, por pa një tru të vogël, është mbresëlënëse që më pas i mësoi këto gjëra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here