Rrëfimi befasues: Burri më shikon duke bërë seks me burra të huaj dhe kënaqet

0
742

Një gjyshe tha se seksi me të huaj e ka forcuar më shumë martesën e saj.

Ajo tha se kjo e ka bërë të ndjehet më e sigurt në vetvete.

Jackie Melfi dhe i shoqi, John, të dy 52 vjeç, shijojnë një jetë të hapur seksuale, duke ftuar rregullisht njerëz të tjerë në dhomën e tyre të gjumit.

Çifti nga Teksasi, SHBA, nisi këtë jetë pasi të dy u takuan dhe John e njohu me praktikën e martesës së hapur.

John ka në pronësi disa bordello.

Ai thotë se kur ishte adoleshent, bëri për herë të parë seks treshe.

Jackie, që ka gjashtë fëmijë dhe pesë nipër nga një marrëdhënie e mëparshme, e pranon se ka qenë nervoze fillimisht.

Por tani thotë se kjo e bën të ndjehet besimplotë tek vetja.

“Shumë njerëz mendojnë se kur bën gjëra të tilla, marrëdhënia jote nuk funksionon. Por mes meje e John ka besim dhe komunikim. Besoj se gjithçka është falë suksesit të marrëdhënies sonë”.

“Kjo më mban të re. Ky stil jetese më ka bërë që të provoj gjëra të reja dhe më ka inkurajuar të them PO në jetë. Kam mësuar të lë pas gjërat dhe të mos shqetësohem për atë që thonë njerëzit”.

Çifti ka hapur edhe një faqe për të nxitur një stil të tillë jetesë.

Shpesh ata i “dhurojnë” njëri-tjetrit ndonjë treshe surprizë.

John ka dy fëmijë dhe dy nipër nga një marrëdhënie e mëparshme.

“Njëherë ftova një burrë të pashëm në dhomën tonë për të surprizuar Jackie-n teksa po bënim seks”, citohet ajo nga mediat lokale.

“Gjithashtu njëherë organizova që një shok të rrinte me të dhe ta “argëtonte” gjatë kohës që nuk isha në qytet”.

“Mund të duket e çuditshme për disa njerëz, por kur e shoh sa e lumtur është ajo, e kuptoj se ia vlen. Dashuria jonë është e vërtetë dhe ne jemi si çdo çift tjetër i martuar”.

Çifti nisi të dalë pasi Jackie u nda nga bashkëshorti i dytë.

Pavarësisht ndjenjave që lindën menjëherë, Jackie ishte pak e ndrojtur.

“Jam rritur në një familje konservatore dhe kam shkuar në kishë tre herë në javë”.

“John nga ana tjetër është shumë mendjehapur”.

Pasi e diskutuan për disa muaj, Jackie më në fund vendosi të provojë këtë stil jetese.

Ata gjetën një burrë në Craigslist, që ishte gati t’i takonte në një dhomë hoteli.

“Isha nervoze dhe kisha frikë, por ishte shumë më ndryshe nga sa kisha menduar”.

“Krejt papritur gjithçka ishte në vendin e vet dhe unë isha e lirë të shprehja veten seksualisht”.

“Fëmijët tanë janë të lumtur për ne. Ata na shohin mua e John si udhëzues dhe na kërkojnë këshilla”.

“Fëmijët e mi tani flasin hapur me mua për çështjet seksuale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here