“Olsi Rama dhe zëdhënësja e FSHF-së, dolën bashkë jashtë shtetit me makinën e trafikantit të kokainës”

0
251

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në kuvend me akuza kundër qeverisë edhe kryeministrit Edi Rama si vëllait të tij Olsi Rama.

Berisha e akuzoi këtë të fundit për trafik droge, ‘me makinën e trafikantit të kokainës’, ndërsa bashkëpunëtore të tij quajti ‘ndrikullën e FSHF-së’, Jona Dervishin.

DEKLARATA E BERISHËS
Të gjitha klasifikimet politike të korifenjve politikë kjo klikë në pushtet nuk është një oligarki, nuk është një kleptokraci, por kjo mirëfilltas është një banditokraci. Samuel Huntington në vlerësimin e formave të ndryshme të regjimeve të degraduara përshkruan si formën më tragjike atë që ai e quan banditokraci. S’do ta thoja kurrë, s’do të bëja kurrë një cilësim të tillë për vendin tim, or më e madhe është fatkeqësia po ta fsheshës se ta denoncosh një realitet të tillë.
Këta që shifni mbrapa, nuk janë gjë tjetër vetëm organizata kriminale e kësaj banditokracie. Janë kreu i asaj organizate kriminale që udhëheq banditokracinë. Është fjalë e rëndë kjo, e rëndë sa toka. Kjo do argumente. Unë akuzoj si kreun e banditokracisë, kryebanditin Edi Rama që s’ka guxim të paraqitet më në këtë sallë, që ikën e ja mbath se këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe i përplaset surratit të jgithëe ato që bën. Edi Rama ka një vëlla, vëllai i tij quhet Olsi Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se u kthye për afera dhe trafiqe, absolutisht asnjë prej jush nuk ma merr mendja se e besoj. Por e vërteta është që unë informacionin e kisha nga një anëtar i penduar i grupit të tij që është në Boston dhe në Shqipëri.
Vijmë tek Olsi Rama. Këtu kam me data, me fotografi, me çdo gjë, daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, por me çfarë thoni ju, me makinën e kreut të grupit të kokainës. Me të njëjtën targë, me të njëjtën prodhim, se bashku me një ndrikull që punon dikur në FSHF, një Jona, Jona.
A mund të pyesim pak qytetarët shqiptarë, kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës. Kjo fuoristradë është gjetur për transportin e kokainës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here