Makina e Policisë kundravajtje? Ku qëndron problemi sa kohë nuk ka shtypur askënd?

0
140

Fjala është për segmentin rrugor të autostradës në Kukës nga ku është shkrepur edhe fotoja. Nuk është qartë e identifikueshme se cilit institucion shtetëror i përket, ama rëndësi ka që është e një organi shtetëror, e Policisë, Doganës apo Kontrabandës dhe që është në kundravajtje siç mund ta dalloni edhe nga tabela rrugore.

Kjo është një zonë që shumë qytetarë e kanë “ngrënë” disa herë nga radarët e shpejtësisë, të cilët janë një mjet plus që i vjen në ndihmë “vjeljes” nga shteti.

Për shkeljet që përbëjnë kundravajtje rrugore zakonisht aplikohen masa nga gjoba deri në burgim. Por çfarë aplikohet në rastin kur shkelja rrugore kryhet nga punonjës të Policisë së Shtetit?! Këtë se dimë sepse nuk kemi pasur “luksin” deri më sot që të shohim ndonjë rast të tillë.

Por iu kujtohet ngjarja e tetorit të shkuar kur i ndjeri Dashnor Deliallisi hyri kundravajtje në Sukth, duke lënë kështu të vdekur edhe tre vajza tjera?! Sigurisht që po, sepse lajmi u pompua aq shumë, dhe me të drejtë mbase, sa shaktarit dhe të vdekurit Deliallisi iu bë biografia imtësisht deri në dhëmballën e fundit!  Pra ligji funskionon tek ne, thjesht aplikohen standarde të ndryshme në trajtimin dhe zbatimin e tij.

Ndoshta duhej që makina e Policisë të shkaktonte ndonjë viktimë që të bëhej lajm dhe kushedi drejtuesit të merrnin ndonjë dënim sa për sy e faqe, në të kundërt “ne  Shtet jemi dhe ndonjëherë duhet të mbyllim sytë”.

Nëse kjo shkelje do ishte nga një makinë e thjeshtë, s’ka pikën e dyshimit që gjobat do ishin pa kursim e madje çunat e Saimirit do shfrytëzonin rastin për ta komplimentuar punën e tyre dhe për të  na “çarë kokën” me moral.

Ju lutem, kur t’ju ndalë policia në rrugë tregojini që nuk ua duan të mirën më shumë se ju vetes!

16443750_1258343284203290_562218501_o (1)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here