“Ishulli i Shërimit”/ Williwood monumenti që i ngjan shenjës Hollywood që e ktheu fshatin në një zonë turistike

0
203

ANuAfi81

Curaca është një vend piktoresk ishullor  në rajonin jugor të Detit të Karaibeve. Ky vend ka qenë nën juridiksionin e Mbretërisë së Holandës që nga shekulli i 17. Ishulli ka shërbyer si një port i largët në të cilën marinarët e sëmurë u linin që të merrnin veten, ku për këtë arsye mori emrin “Ilha de Curacao”  quhet në portugalisht ose “ishulli i shërimit”.

800px-1562_Americae-Gutierrez_map_10hrs-inn_Sth-Florida-Cuba-Spagnola-Benezuela-to-Lesser-Antilles-640x561

Në ditët e sotme, turizmi është burimi kryesor i të ardhurave për popullsinë lokale atje. Shumë njerëz  nga e gjithë bota shkojnë për të shijuar zhytje, sportet e ndryshme të ujit, dhe lojërat në shkretëtirë. Gjithashtu, pamja e pazakontë e arkitekturës së sofistikuar holandeze në mes të detit është një mrekulli për shumë fotografë.

800px-Willemstad_harbor-640x480

Shumica e turistëve zgjedhin të kalojnë kohë në kryeqytetin e vendit, Willemstad sepse afrohen udhëtime të ndryshme ekzotike dhe atraksione turistike të pazakontë, duke i siguruar të gjitha për tu quajtur një  qytet i madh. Kjo do të thotë se shumica e turistëve  humbën pa parë Sint Willibrordus, një fshat të vogël në veriperëndim të Willemstad.

 

Vendasit nga Sint Willibrordus ishin të frikësuat  për shkak se fokusi i turizmit ishin zhvendosur nga plazhet e mrekullueshme dhe shkëmbinjtë në periferi të ishullit në kryeqytetin të urbanizuar. Në fillim të viteve 2000, disa vendas vendosën të rinovojnë imazhin e fshatit duke ndërtuar një kopje gjigante të shenjës Hollywood që lexon “Williwood”.

30379455834_bfb6b0807e_z-640x360

 

Është e paqartë nëse shenja është vendosur me qëllim apo duhet  të ishte një shaka ose një magnet turistik i largët, por sigurisht provat treguan që duhet të jetë kjo e fundit. Që nga ndërtimi i shenjës, turistët filluan të shkonin në Sint Willibrordus dhe zbuluan  se fshati fshihte disa gjera reale historike.

 

800px-ChurchOfStWillibrordus-640x480

Një prej tyre është  dhe Willibrordus Kisha St., një kishë kolosale holandez që daton në fillim të viteve 1880.

Shenja qëndron në një kodër me bar pranë një fushë të shkretë futbolli. Moti në ishull mund të jetë mjaft i ashpër. Vendasit e kthyen këtë në një tërheqje  për të inkurajuar turistët që të shkonin dhe të shikonin vlerat e tyre. Kjo për ta nuk ishte një detyrë e lehtë pasi “letrat” janë ende të hapura me konkurrentët se kush tërheq më shumë turistë. Por nga ana tjetër pas këtij suksesi ata janë vlerësuar si heronjtë e Williwood dhe pasardhësit e piratëve më të fuqishëm që dikur zaptuan ishullin.

Autoritetet e fshatit menjëherë sa njohën potencialin e shenjë,  e quajtën fshatin  zyrtarisht në vitin 2011 “Williwood”. Shenja ka  provuar të jetë një lëvizje jashtëzakonisht e suksesshme marketingu ku e zhvendosi të gjithë turizmin në fshatin e fshehur e Curacao. / Përshtati për Standard S.B/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here