Poezia më e mirë/ Agron Tufa, fitues i çmimit “Pena e Flakës 2017”

0
152

 

 

Poeti Agron Tufa u shpall fituesi i çmimit për poezinë më të mirë në konkursin letrar “Pena e Flakës 2017”, të zhvilluar në Gjilan. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të zhvilluar në sallën e Kuvendit komunal të Gjilanit ishin të pranishëm poetë nga të gjitha trevat shqiptare. Çmimi iu dorëzua poetit Tufa nga shkrimtari kosovar Ibrahim Kadriu.

 

Konkursi letrar “Pena e flakës”, i kthyer tashmë në traditë , këtë vit iu dedikua  Idriz Seferit,në jubileun e 70-të të të cilit është duke u mbajtur manifestimi “Flaka e Janarit 2017”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. Poeti Agron Tufa, pas marrjes së çmimit prezantoi para auditorit të pranishëm vargje nga krijimtaria e tij. Sabit Rrustemi një nga promotorët e manifestimit “Pena e Flakës 2017”, u shpreh i kënaqur me krijimet letrare e poetike të prezantuara. “Këtë vit morën pjesë një numër i madh krijuesish, mbi njëqind të tillë, në konkursin letrar, mes tyre  44 tregimtarë dhe 25 poetë të tjerë nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo dëshmon për vlerat dhe prurjet e mirëfillta në këtë edicion të shtyllës “Pena e Flakës”, tha Rrustemi. Të gjitha punimet e shpërblyera sikurse edhe punimet e përzgjedhura nga juria është bërë e ditur se do të botohen në numrin e 20-të, të revistës letrare “Agmia”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here