Mbledhja – Shkelzen Berisha pritet të dëshmojë në Komisionin Hetimor për ÇEZ

0
132

Komisioni Hetimor për ÇEZ po zhvillon mbledhjen e rradhës me pyetjen e dëshmitarëve.

Në seancën e sotme dëgjimore do të dëshmojë edhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkelzen Berisha, i cili ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.

Mbledhja nisi me dëshminë e Arben Doçit, ish- Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave nga viti 2007 deri në tetor 2013.

Balla: Subjektet kishin detyrime të raportonin në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për çdo transaksion që kalonte vlerën mbi 1.5 milion lekë për personat fizikë dhe 6 milion lekë për transaksione të kryera jo në para fizike. Është raportuar ndaj jush nga një bankë e nivelit të dytë për llogari në Nuel Kalaj në datat 16 qershor 2009 për dy transaksine financiare në vlerë disa milion euro.

Doçi: Ka pasur disa lloj raportimesh, raportimi kryesor dhe më i rëndësishme ka qenë raportimi i aktivitetit të dyshimtë dhe trasaksionet e dyshimta. Kjo ka qenë pika e parë dhe nevralgjike ku kemi insistuar.Unë e kam gjetur Njësinë e Inteligjencës Financiare që vinin raportimet në letër.Transaksionet vinin vetëm nga bankat dhe nga asnjë tjetër. Sa i përket raportimit të aktivitetit të dyshimtë në 2008 apo 2009 unë kam një statistikë që e kam marrë nga portali zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, raportimet e aktivitetit të dyshimtë në 2008 kanë qenë 152, në 2009 186 raportime.Në këto raportime këtë emër nuk e kam hasur dhe kujtesa nuk më ka lënë.

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here