Friday, March 29, 2024
Home Uncategorized Kur do tё mёsoj ta dua veten?

Kur do tё mёsoj ta dua veten?

0
213

E ke menduar ndonjёherё se sa shumё kohё ke humbur duke u munduar tё hysh nё mendjen e mashkullit qё do? Sa orё ke kaluar e vetme nё kolltuk, me kufje nё vesh duke menduar e duke analizuat çdo fjalё apo lёvizje tё tij? Duke kёrkuar dritё nё tunelin e gjatё, duke u dukur nё sytё e shoqes sё ngushtё si minatori qё pёrpiqet tё arrijё afёr diamantit. Pasi pёr ty ai mashkull ёshtё… diamanti.

Megjithatё unё do tё tё pyes diçka tjetёr. Sa orё ke shpenzuar duke dashur vetveten?

Gabimi mё i madh qё ke bёrё! Nuk ke mёsuar tё duash veten.

Ke shpenzuar orё tё tёra pёr ta bёrё atё tё tё dojё, ke bёrё disa hapa mbrapa, ke derdhur lot, ke shtrёnguar dhёmbёt…por kurrё pёr veten.

Nuk them tё bёhesh egoiste, as ta bёsh fjalёn narciste emrin tёnd tё dytё. Dua tё tё shpjegoj se ndjenjat duhet peshuar dhe duhet qartёsuar. Kujt duhet t’i japёsh pёrparёsi.

S’je lodhur ende duke bёrё pёr tё tjerёt, meshkuj e femra? Thjesht, njeriu lodhet duke bёrё gjёra nё mёnyrё qё t’ju pёlqejё tё tjerёve, por jo vetes.

Mendo gjёrat pozitive qё mund tё duash te vetja jote. Mendo ato negativet qё mund t’i korigjosh. Mendo çdo mёngjes dhe filloje ditёn duke qeshur. Jepi vetes vendin e duhur.

Merr frymё thellё pёr veten, jo rёndё pёr tё tjerёt.

Premtoi vetes me kёto fjalё: “E dashur vete, do mёsoj tё tё dua”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here