Këta janë gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë (Foto)

0

Gjarpërinjtë mund të përbëjnë rrezik të madh për jetën e njerëzve. Teksa vetëm një fraksion nga mijëra specie e gjarpërinjve janë helmues, Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit që vdekjet nga pickimi i tyre janë nga 20 mijë deri në 94 mijë njerëz në botë, çdo vit.

Loading...

Disa gjarpërinj janë veçanërisht më të rrezikshëm se të tjerët. Dr. George R. Zug, nga Instituti Smithsonian liston 15 gjarpërinj më vdekjeprurës në botë.

Kobra e pyllit gjendet në Afrikën Qendrore dhe shkon deri në 2.5 metra e gjatë.

Gjarpëri Tigër gjendet në Australinë jugore dhe lindore. Ata janë të qetë dhe super helmues.

Nëpërka e zakonshme europiane është e përhapur gjerësisht në Europë e Azi. Është një gjapër i ngadaltë, që është diçka tepër pozitive, duke marrë parasysh helmin vdekjeprurës që ka.

Taipani i zakonshëm. Edhe ky lloj gjarpëri gjendet në veri dhe lindje të Australisë. Rreth 90 përqind e pickimit të taipanit është potencialisht vdekjeprurës.

Nëpërka me brirë e Saharasë, e njohur ndryshe si nëpërka me brirë e shkretëtirës është ndër gjarpërinjtë më të zakonshëm në Afrikën e Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Kraiti indian është ndër gjarpërinjtë më helmues në Indi

Gjarpëri i detit me bark të verdhë gjendet në ujërat tropikale nëpër botë, përfshirë ato pranë Kalifornisë. Këta gjapërinj besohet se nuk kanë grabitqarë që t’i venë në rrezik.

Bloomslang është një gjarpër që rri në pemë dhe ndodhet në Afrikë. Kamuflimi i pabesueshëm që ka e bën tepër të rrezikshëm.

Loading...

Lini nje pergjigje