Ivanov flet pas takimit me liderët e partive politike: Kujt do ja jap mandatin

0
146

Do respektoj Kushtetutën e Maqedonisë dhe mandatin do t’ia jap vetëm partisë e cila do të garantojë që e ka shumicën në Parlament. Kështu tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një dalje para mediave pas takimeve me liderët e partive politike të Maqedonisë.

Presidenti Gjorgje Ivanov takoi veç e veç liderët e partive politike parlamentare. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit u shpreh i bindur se do të marrin mandatin nga presidenti Ivanov për formimin e Qeverisë. Zaev tha se Ivanov i ka kërkuar dëshmi për mbështetjen nga 61 deputete.

Zaev deklaroi se erdhi te presidenti Ivanov për të marrë mandatin, por presidenti është arsyetuar me faktin se Zaev nuk ka akoma shumicën ne Kuvend. Ivanov i ka kërkuar mes të tjerash Zaevit deshmi me nënshkrimet e deputetëve. Megjithatë ai është i bindur se do të formojë shumicën.
Ndërkohë pas takmit me Ivabov, lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski nuk u prononcua se për çfarë u bisedua në takim.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti u shpreh se me presidentin Ivanov u bisedua se si të arrihet një mazhorancë parlamentare, si dhe për gjendjen politike momentale në Maqedoni.

Ahmeti, po ashtu tha se nuk është ai çelësi i qeverisë së re, ndërsa tha se se të gjitha opsionet janë të hapura meqë ende nuk është sjellë vendim nga strukturat brenda partisë.
Në pyetjen se a pranon Gjorge Ivanovin si kryetar, Ali Ahmeti u shpreh se në të kaluarën ka vepruar me zemër, kurse tani me tru.

133550900-e1485973796889 133550639-480x251

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here