Hidhet shorti, Shqipëria në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit

0

Dje në Kiev të Ukrainës u hodh shorti për prezantimin e shteteve pjesmarrëse në “Eurovision 2017”, i cili do të zhvillohet në datat  9, 11 dhe 13 maj. Në një konferencë të hapur shtypi, ku pjesmarrëse ishte edhe vet fituesja e vitit të kaluar në “Eurovision”, këngëtarja Jamala, u bënë të ditur emrat e shteteve, të cilët do të performojnë dhe rangimi i tyre se cili nga ta do të prezantohet në gjysmëfinalen e parë, e cilët në të dytën. Shqipëria, e cila këtë vit përfaqësohet nga Lindita Halimi me këngën “Botë”, do të performojë në gjysmëfinalen e parë të këtij viti në Eurovison, me datën 9 maj 2017. Në këtë natë do të prezantohen edhe plot 17 shtete të tjera, kurse konkurrenca më e fortë vjen nga shtetet e fuqishme si Australia, Sllovenia, Finlanda, Suedia, Azerbajxhani dhe Belgjika, teksa nuk mbetet e rrezikuar nga Ballkani, pasi shumë pak shtete nga gadishulli kanë rastisur të jenë në gjysmëfinalen e parë. Sipas rezultateve dhe përfaqësuses këtë vit, duket se shansat që Shqipëria të kualifikohet janë të mëdha, pasi konkurron vetëm me 17 shtete, dhe shumica prej tyre janë shtete jo me ndikim të madh në Eurovision. Në rrjetet sociale është publikuar edhe një fotografi, e cila zbulon enigmën për fansat se si do të duket skena e “Eurovision 2017” ku do të prezantohen përfaqësuesit e shteteve të ndryshme.

 

Këto janë shtetet që prezantohen në natën e parë të “Eurovision 2017”, me datë 9 maj:

 

Mali i zi

Finlanda

Gjeorgjia

Portugalia

Belgjika

Suedia

Shqipëria

Azerbajxhani

Australia

Qipro

Sllovenia

Armenia

Moldavia

Republika Çeke

Letonia

Islanda

Greqia

Polonia

 

Këto janë shtetet të cilat prezantohen në natën e dytë të “Eurovision 2017”, më datë 11 maj:

 

Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë

Malta

Hollanda

Serbia

Danimarka

Rusia

Rumania

Hungaria

Austria

Irlanda

Zvicra

Estonia

Izraeli

Bullgaria

San Marino

Lituania

Kroacia

Norvexhia

Bjellorusia

Lini nje pergjigje