Harxhuan 102.481 euro/ “Lali” dhe shokët 33 udhëtime jashtë vendit për 1 vit. Vizita edhe në tokën e Escobarit

0
1752

 

Çfarë kërkuan në Escobar-land “trimat” e Lali Erit?

–   Janë 102.481 euro që ka paguar vitin e kaluar pushteti vendor i kryeqytetit për të dërguar kryebashkiakun Erjon Veliaj dhe njerëzit e tij në 33 destinacione jashtë Shqipërisë. Ku spikat edhe … Medellin i Kolombisë!

–   Çfarë mësojnë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës në Medellin? Shkojnë të rifreskojnë idetë sorosiane të narko-majtizmit latinoamerikan, që përdorën me krijimin e 99-es së tyre?

Ervin Kaduku

Edhe një agjenci turistike do t’ua kishte zili zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës. “Trimat e Lali Erit” kanë lënë nam vitin e shkuar, duke e bërë Italinë si të ishte Ndroqi, por pa u ngrënë hakun edhe kontinenteve më të largëta. Në buletinin e radhës të prokurimeve publike, publikim periodik i Agjencisë së Prokurimit Publik, ditën e hënë dolën pagesat e kryera nga institucioni i pushtetit vendor të kryeqytetit shqiptar, ku të bën përshtypje një mori e pashpjegueshme lëvizjesh, që vështirë se kanë sjellë apo do të sjellin në të ardhmen ndonjë “qar” për qytetarët e Tiranës, po kanë shërbyer pa dyshim për shëtitje lukzose dhe të paharrueshme për një pjesë të kupolës pranë Veliajt, pa harruar atë vetë. Kjo, me shpenzimet e qytetarëve, të cilëve iu janë marrë nga taksat plot 103 mijë e 481 euro vetëm për të paguar koston e këtyre lëvizjeve, ku përfshihen edhe fluturime me nga 10-12 orë, që kuptohet se sa “të rënda” janë për buxhetin e Bashkisë.

Standard.al  meson se  janë plot 33 raste, ku vihen re pagesa nga ana e Bashkisë së kryeqytetit shqiptar për agjenci turistike, për udhëtime jashtë vendit të zyrtarëve të saj. Kryeson Italia me 7 udhëtime, ndërkohë edhe në Gjermani dhe Austri bashkiakët kanë shkuar nga tri herë tek secili vend. Nga dy herë regjistrohen udhëtime në Francë dhe Holandë. Por le të shkojmë tek rrugët e kripura. Dy herë zyrtarë të Bashkisë Tiranë rezultojnë të kenë shkuar përtej oqeanit Atlantik, për të shkelur territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Doni edhe më larg akoma? Dy janë edhe udhëtimet drejt dy qyteteve të ndryshme të Republikës Popullore të Kinës, shkruan Standard.al.

Por ajo që të le pa gojë është destinacioni që është përzgjedhur në Amerikën Latine, ku sërish mund të shtrohet pyetja se përse duhen zgjedhur këto linja kaq të gjata për të rregulluar punët e Tiranës, të cilat janë këtu dhe kërkojnë shumë para për t’u rregulluar, duke nisur nga strehimi i të pastrehëve, uji i pijshëm, ngrohja në shkolla e çerdhe gjatë dimrit, rrugët e amortizuara, për të cilat është paguar një herë për t’i ndërtuar kur kryebashkiak ishte Edi Rama. Në kontinentin latinoamerikan, Lali Eri ka preferuar të vizitojë dy vende: Ekuadorin dhe Kolumbinë. Dy vende mjaft të bukura për turizëm, por me problematika tejet të ndryshme nga ato të Tiranës dhe të Evropës. Për më tepër, ndërsa në Ekuador, bashkiakët kanë qendruar në kryeqytetin Kuito, në Kolumbi – vend i njohur si atdheu botëror i kokainës – ata kanë përzgjedhur, veç kryeqytetit Bogota, edhe qytetin e Medellinit, që është një nga dy qendrat e narkotrafikut të drogës së bardhë në gjithë botën, krahas kartelit rival të Kalit, gjithnjë në Kolumbi. Pikërisht qendra ku ngriti perandorinë e vet të së Keqes Paolo Escobari famëkeq.

Çfarë mësojnë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës në Medellin? Si pastrohen rrugët? Kërkojnë ndonjë ide të re për strehimin e të pastrehëve? Apo kërkojnë përvoja të tjera, që nga ato anë njihen më mirë se menaxhimi i shtetit apo pushteteve vendore? Ndoshta shkojnë të rifreskojnë idetë sorosiane të narko-majtizmit latinoamerikan, që përdorën me krijimin e 99-es së tyre? Këtë mirë është ta dëgjojmë nga goja e përfaqësuesve të Bashkisë…

Lista e të gjitha lëvizjeve të punonjësve të Bashkisë Tiranë jashtë shtetit gjatë vitit 2016

Amsterdam, Holandë

Barcelonë, Spanjë

Medellin, Kolumbi

Bogota, Kolumbi

Bruksel, Belgjikë

Busan, Korea e Jugut

Këln, Gjermani

Firence, Itali

Frankfurt, Gjermani

Lubjanë, Slloveni

Miami, Florida

Milano, Itali

Milano, Itali

Milano, Itali

Milano, Itali

Moskë, Rusi

Mynih, Gjermani

Nantë, Francë

Paris, Francë

Pekin, Kinë

Perugia, Itali

Pragë, Çeki

Quito, Ekuador

Romë, Itali

Roterdam, Holandë

Salzburg, Vienë

Sarajevo, Bosnje-Herzegovinë

Sofie, Bullgari

Stokholm, Suedi

Tangshan, Kinë

Vjenë, Austri

Vjenë, Austri

Uashington DC, USA

/ Ekskluzivisht për gazeten Standard/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here