Dalin në pah procesverbalet e para të Kongresit të Lushnjës

0
206

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave përkujtoi 92- vjetorin e Kongresi i Lushnjes. Kongresi i Lushnjes filloi më datë 21 dhe i përfundoi punimet më 31 janar të vitit 1920. Drejtoria e Arkivave nxjerr në pah proces-verbalet e mbledhjes së ditë së fundit të Kongresit.

procesverbalet

Kongresi  i Lushnjës hapi punimet në 23 janar  të vitit 1920 , në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. Ai zgjodhi dhe këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Ky kongres mbarëshqiptar zgjodhi Kryeministër  Sulejman Delvinën. Në atë situatë dhe në ato rrethana, u përgatit mbajtja e një Kongresi Kombëtar, i cili u realizua duke u bërë realitet në qytetin e Lushnjes  më 23 janar të vitit 1920-të. Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i të cilëve ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Në ditën e fundit të punimeve. Kongresi emëroi kabinetin e qeverisë, me Kryeministër Sulejman Delvinën, si dhe zgjodhi anëtarët e Senatit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here