Ylli Manjani reagon për deklaratat e Peleshit dhe Veliajt

0
167

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani, i shkarkuar nje dite me pare nga kryeministri Edi Rama, ka postuar sot ne mbremje nje status ne profilin e tij ne Facebook, ku i pergjigjet kreut te Bashkise Erion Veliaj dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi, te cilet komentuan shkarkimin e tij pas mbledhjes se kryesise se PS-se.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=242715069506274&id=100013033472627&pnref=story

Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë. E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola! Këtë thashë dhe unë dje! Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament. Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën! Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin! Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit. Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive! Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here