“Sekserja” kërcënon me 5 veta qytetarin: Hiqe videon nga JOQ ose nusja s’del e gjallë nga spitali

0
664

Gjatë ditës së sotme në redaksinë e JOQ.al u paraqit rasti i korrupsionit të tre punonjësve të spitalit, të cilët morën para pasi kishin kryer operacionin e një gruaje që vuante nga apandesiti.

Vetë personi ka kontaktuar sërish me redaksinë tonë, teksa kërkon që të hiqet videoja, duke qenë se infermierja me bluzë të kuqe e ka kërcënuar me jetë.

Më solli 4-5 veta që më kërkuan të hiqet videoja për 10 minuta. Ata po rrinë akoma tek dera e spitalit. Unë nuk di si të dal jashtë”, – thotë personi, i cili shprehet se është realisht në hall.

Për më tepër, infermierja “gangstere”, e cila njihet me emrin Bere, jo vetëm që ka kërcënuar personin hallexhi, por edhe pse është e zhytur për vete deri në fyt, kërcënon bashkëshorten e tij.

Infermierja dhe mjeku më erdhën të dy në dhomë. Nuk mund t’jua them në telefon se çfarë më thanë. Më thanë dhe që gruaja ime do ketë nevoja të tjera dhe se e gjallë nuk del nga spitali”, – thotë në komunikimin telefonik me gazetaren e JOQ, personi.

Ai shton se fisi i infermieres Bere ndodhet ende tek dera e spitalit dhe e kërcënon. Pra, siç mund ta kuptoni, ndodhemi përpara një rasti të turpshëm, i cili nuk dihet se si do të përfundojë, nëse policia nuk ndërhyn sa më parë të jetë e mundur.

Kemi të bëjmë me kërcënimin e dy personave, nga njëra anë e burrit të pacientes së sëmurë, e nga ana tjetër, kërcënimin me jetë të vetë pacientes, e cila, siç ka thënë mjeku “nuk del e gjallë nga aty”.

Si do të shkojë kjo punë ne nuk e dimë, ama që një infermiere, e cila është turpëruar publikisht, që bën rolin e sekseres dhe që duhet të mos e shohë kurrë derën e spitalit, por vetëm atë të burgut, ka guximin të bëjë trimen e të mos shqetësohet aspak, kjo tregon se ky sistem mbahet në këmbë nga kafshë, jo nga njerëz që kanë cipë në faqe e që për më tepër, duhej të ishin humanë. Ta gëzojmë pra, edhe një herë më shumë shëndetësinë falas!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here