Humb jetën tragjikisht shqiptari në Itali, fjalët prekëse para aksidentit (Foto+Emri)

0
184

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali si pasojë e një aksidenti. Sipas mediave vendase viktima është Moris Gjezi, 34 vjeç, i cili punonte si shofer kamioni me transportin e mbetjeve në San Marino.

Aksidenti ndodhi sot në mëngjes rreth orës 10:00, teksa shoferi shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit që drejtonte në një kthesë. Për pasojë kamioni është rrëzuar, ndërsa shqiptari ka humbur jetën në vendngjarje duke mos pasur mundësi të transportohet në spital.

Nga ngjarja është bllokuar trafiku në të dy krahët e rrugës. Sipas mediave vendase edhe vitin e kaluar në atë vend ka ndodhur një aksident i ngjashëm ku ka humbur jetën një i ri 16-vjeçar, i cili po kalonte rrugën.

“Ndonjëherë më lë pa fjalë…Ndonjëherë duhet të vetëm të ndalosh dhe të shohësh”, shkruante shqiptari pak ditë më parë në rrjetet sociale në një postim ku tregonte bukurinë e San Marinos.

download-39 50778 50780

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here