Kryeministri provokon LSI, Rama në Kryesi: PS+PDIU+FRD sigurojnë 71 vota

0
261
Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje tryeze te Partise Socialiste per Arsimin, ku Rama ka deklaruar se nuk eshte kunder liberalizimit te arsimit te larte privat, por kunder liberalizimit pa kriter, vizion dhe pa karar te arsimit te larte ne Shqiperi.

Kryeministri Edi Rama ka folur hapur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste pas deklaratës së Ilir Metës se LSI do kalojë në opozitë kur PS të ketë 71 mandate. Gjatë mbledhjes, Rama u ka thënë anëtarëve të PS se LSI po bën një lojë taktike tashmë PS i ka votat për të fituar edhe pa Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sipas Edi Ramës, me votat e vitit 2013 dhe ndarjen aktuale të mandateve, “Partia Socialiste merr 69 deputetë po të jemi në koalicion me LSI, PDIU, FRD”.

Por sipas Edi Ramës, koalicioni merr 71 deputetë nëse LSI del veç, sepse e tillë është formula. Aleanca me LSI-në krijon një mazhorancë solide reformash, jo thjesht një mazhorancë numrash, dhe reformat e jo numrat janë arsyet e koalicionit me Metën, citohet të ketë thënë Edi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here