Bashkia fsheh procesverbalin e ndarjes së ndihmave, Organizata gjermane: As në Afganistan dhe Irak s’na ka ndodhur kështu!

0
374

Organizata e mbrojtjes së të Drejtave të Njëriut, IGFM, me qëndër në Frankfurt denoncoi në Fiks Fare veprimet e kryetarit të bashksië së Koplikut, Tonin Marinaj, i cili nuk pranon të jetë transptarent në shpërndajen e ndihmave që kjo organizatë solli në mes të muajit Janar nga Gjermania për llogari të kësaj bashkie.

Presidentes  te kësaj organizate për Shqipërinë, Margarita Kola, iu drejtua emisionit Fiks Fare për të kërkuar nga kryetari i bashkisë së Koplikut listën e shpërndajes së  ndihmave që ata sollën, si dhe procesverbalin e marrjes në dorëzim. Janë 13 ton ndihma, sipas saj, kryesisht veshmbathje, çanta shkolle, këpucë, karrige me rrota, triçikël  për persona me aftësi të  kufizuar, banka shkolle etj.

Ndihmat  u nisën nga Gjermania drejt Koplikut në muajin  Janar. Pasi  u zhdoganuan me vlerë zero, në bazë të destinacionit ndihma humanitare për bashkinë Koplik, me kërkesë të këtyre të fundit, u bë edhe shkarkimi i ngarkesës në një magazinë që ndodhej shumë pranë bashkisë. Deri në këtë moment sipas Presidentes Margarita Kola, çdo gjë po shkonte sipas parashikimeve dhe nga ana e përfaqësuesve të bashkisë Koplik nuk ishte vënë re asnjë prapamendim. Në momentin që u bë akti i dhurimi dhe u firmos nga presidentja, atëherë sjellja e tyre ndryshoi. Bashkia Koplik refuzon të firmosë procesverbalin e marrjes në dorëzim dhe të shpërndarjes së ndihmave. Margarita Kola shprehet e shqetësuar para kameras së Fiksit se nga Bashkia Koplik ju refuzua në mënyre kategorike mbajtja e një procesverbali dorëzimi apo dorëzimi i një listë shpërndarje tek donatori për këto ndihma që u dhuruan. Ajo thotë se për çdo ndihmë të dhuruar ne duhet të raportojmë  tek ata që e kanë bërë  dhurimin dhe jo vetëm tek organizata.

Përpos proceverbalit ata nuk pranuan që të jepnin edhe disa kuti të cilat sipas organizatës mëmë në Gjermani ishin  dhurata për familje të varfra më emra të shënuar në to edhe në vende te tjera te vendit. Plot 58 kuti. Mes tyre edhe 7 kuti me banera dhe mjete kancelarie për organizatën në Tiranë. Kuti këto për të cilat ishte renë dakort paraprakisht që do t’i dorëzoheshin në momentin e shkarkimit në magazinë. Zonja Kola  pohon se përfaqësuesit e organizatës në Gjermani u lidhën disa herë në telefon me përfaqësuesit e bashkisë  Koplik për t’i siguruar ata se kishin dijeni për këtë lëvizje dhe se ngarkesa duhet të shkonte atje ku duhet. Për të gjitha këto ata ishin të lutur të mbanin një procesverbal. Proceverbal që nuk i është vënë në dispozocion edhe pas gjithë këtyre  ditëve.

“Të ndodhur, në këto kushte dhe duke na u  mbyllur çdo derë kumunikimi nga bashkia e Koplik ne zgjodhëm që të ankohemi pranë emisionit Fiks fare. Si një emision që i jep zgjidhje këtyre problematikave dhe serioz” – shtoi Kola.

Ballafaqimi:

Margarita Kola ishte e gatshme të ballafaqohej me Tonin Marinaj lidhur me këtë çështje. Një grup xhirimi i emisionit Fiks Fare bashkë me zonjën Kola udhëtoi drejt Koplikut për ta ndjekur nga afër këtë çështje. Me të mbërritur në Koplik nga disa banorë të zonës grupi i xhirimit  dhe zonja Kola u vunë përpara faktit që këto ndihma ishin shpërndarë.  Magazina ku ishin shkarkuar rreth një javë më parë ishte boshatisur. Në të njëjtën kohë rreth 100 m në vijë ajore me magazinën në një lokal aty pranë po mbahej mbledhja e rradhës së këshillit bashkiak.

Pasi përfundoi  mbledhja, gazetarët  i kërkuan një Intervistë  kryetarit të bashkisë Koplik Tonin Marinaj. Gjatë kësaj interviste që u zhvillua shumë shkurt zonja Kola ishte  e pranishme por vet kryetari nuk pranoi të fliste me  të, ndërsa grupit të xhirimit  i kërkoi ta takonin në zyrë.  Ai refuzoi të shkonin tek magazina ku kishin qenë ndihmat dhe këmbënguli që takimi të bëhej ne zyrën e tij.

Arroganca e një kryetari: 

Që në hyrje të bashkisë, kryetari Marinaj me arrogancë ju drejtua operatorit të Fiksit duke e urdhëruar të mos filmonte dhe se kamera do të ndizej kur të thoshte ai. Ky fakt u kundështua nga gazetarja e cila ishte e vetmja që u pranua të hynte  në zyrën e kryetarit ku e pranishme do të ishte edhe punonjësja e shërbimeve sociale. Sipas kryetarit ai nuk do të ballafaqohej me një grua “palaço”. Ai refuzoi kategorisht të jepte një intervistë duke pretenduar se ishte e ulët për të të diskutohej për çështje ndihmash.

“Unë jam i gatshëm t’ju jap një kopje të aktit të dhurimit dhe  një kopje  të kontatës. Proceverbali i marrjes në dorëzim nuk është bërë sepse ato nuk janë mallra.Nuk duhet. Janë ndihma nuk kam çfarë hyrje t’i bëj. Për të gjitha dokumentet që thashë do t’ju vërë në dijeni punonjësja që është marrë me shpërndarjen e tyre – deklaroi  ai.

Nga punonjësja u garantua se ndihmat ishin shpërndarë në rreth 600 familje me një shpejtësi shumë të madhe. Të gjitha kutitë ishin shpërndarë sipas saj pa i parë fare as brenda dhe as se çfarë shkruante  mbi kutitë. Madje ashtu të mbyllura i janë dërguar edhe nëpër familje. Të gjitha këto janë shoqëruar edhe me fotografi dhe një procesverbal. Edhe pse u premtua që do të viheshin  në  dispozicion të fiksit një sër dokumentesh me anë të e mailit, informacioninga nuk ka mbërritur ende.

Baza ligjore

Para kameras së Fiksit dhe jashtë dyerve të mbyllura të bashkisë Koplik, presidentja Margarita Kola u shpreh e shqetësuar për faktin se nga kjo bashki nuk ka patur asnjë lloj reagimi as pas letrës të nisur me datë 23 Janar nga Organizata në Gjermani. Letër ku pretendohej që ndihmat e sjella në këto kushte jo transparnce t’i ktheshin donatorit. Ajo deklaroi se është për të ardhur keq kur dëgjon përfaqësues të njohur organizatash ndërkomtare siç është Ketrin Bornmyller të shprehet  se situata të tilla që nuk i kanë ndodhur asnjëherë as në Irak e Afganistan, të ndodhin në Shqipëri.

Sipas saj ata do ta ndjekin këtë çështje edhe nëpërmjet prokurorisë ku do të bëjnë shumë shpejt një kallzim penal. “Pavarësisht pretendimeve të kryetarit ne do të mbrojmë interesat e donatorëve dhe do të kërkojmë transparencë deri në fund” u shpreh Kola. Fiks Fare përveç  kontaktit që pati me të dyja palët që akuzonin njërë -tjetrën për shkelje   të rregullave dhe ligjit  u konsultua edhe me bazën ligjore.

A është detyrim ligjor mbajtja e në procesverbal të marrjes në dorëzim të ndihmave humanitare?

Sipas  Udhëzimit  numër  30 datë 27.12.2011,i Ministrisë së Financave  “Per menaxhimin e aktiviteteve në njësitë  e  sektorit  publik”,  përkatësisht  neni 57,  e përcakton qartë që në të tilla raste ndër dokumentet e tjera shoqëruese është edhe  procesverbali i marrjes në dorëzim të konfirmuar nga sektori i shërbimeve. Procesverbal ky që nuk është mbajtur në momentin e shkarkimit dhe dorëzimit të këtyre ndihmave. Ndihma që donatori kërkon të dijë nesë kanë vajtur në destinacion.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here