Vilma Nushi vazhdon të fitojë tenderat e Ilir Beqajt, mbi 1 miliard lekë për Ortopedinë (Dokumenti)

0
450

Vilma Nushi,  e cila ka fituar tenderin e Check Up-it dhe disa të tjerë, vazhdon të fitojë me sukses tendera të rinj në Ministrinë e Shëndetësisë.

Tani afër, Nushi ka fituar edhe tenderin mbi 1 miliard lekë të vjetra, atë të furnizimit me materiale mjekësore për shërbimin e ortopedisë së spitaleve rajonale.

Tenderi është fituar nga Nushi nëpërmjet kompanisë ”TRIMED”, ku është 50% aksionere, së bashku me  Shani Peposhin, 50% të tjera. Nushi e ka fituar këtë tender, në bashkëpunim me ”Layo shpk”, të Vasil Llajos. Vlera e saktë e tenderit është 105.523.936 lekë, shkruan “Shuplaka”

Por si ka ndodhur që këtë tender ta fitojë ”Trimed”? Fare thjeshtë: Edhe pse në garë kanë shfaqur interes edhe 4 kompani të tjera, ato janë tërhequr pasi nuk kanë paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentet e kërkuara.

Mjetet e ortopedisë që do lëvrohen brenda 2 vjetëve përfshijnë spitalet më të rëndësishëm në vend: Shkodër, Fier, Elbasan, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër dhe Sarandë.

fituesiok

vilmanushi

vasilllajo

sasia2 sasia3  sasia

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here