“Shqiptarët e kanë Shqipërinë, fituan Kosovën. Mos vallë duan dhe Maqedoninë?”

0
203

Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) apelon deri te LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja që të arrijnë një marrëveshje pajtimi dhe bashkimi gjithmaqedonas, përballë Platformës shqiptare.

KBM-ja konsideron se Platforma shqiptare paraqet ultimatum për ndryshim të rendit kushtetues dhe të shtetit, duke theksuar se LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja kanë përgjegjësi historike para kombit, shtetit dhe historisë. Sipas tyre, këto dy parti duhet të hedhin poshtë përzierjen në punët e brendshme të vendit nga ana e ambasadave të huaja dhe qeverive, përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar për zgjidhje të problemeve brenda shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedon.

KBM-ja thotë se shqiptarët e kanë Shqipërinë, e fituan edhe Kosovë, ndërkaq pyet nëse do të duhet që ta marrin edhe Maqedoninë, duke shtuar se askush nuk i mohon shqiptarët dhe as kulturën e tyre në Maqedoni dhe se i kanë të gjitha të drejtat që u takojnë. Kongresi u drejtohet këtyre partive edhe me një kërkesë dhjetëpikëshe, që përfshinë ndërprerjen e bisedimeve për emrin, marrëveshje fqinjësie të mirë me Shqipërinë e deri te anëtarësimi në NATO.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here