Nëse doni që bisedat e juaja të mbeten sekrete shkarkoni këto aplikacione

0
159

Ruajtja e privatësisë është gjithmonë e me e vështirë me aplikacionet e komunikimit nëpër smartphone. Në ditët e sotme shumë aplikacione të njohura mund të përgjohen lehtësisht dhe është e vështirë të bëhet dallimi mes tyre.
Këto janë 5 aplikacionet e komunikimit që konsiderohen më të sigurta:

Whatsapp
Me përditësimin e fundit të mesazheve në tërësi, në të gjitha platformat Whatsapp do të bëjë që bisedat nuk mund të lexohen nga të gjithë, por vetëm nga ju dhe personi që ju i keni dërguar mesazh. WhatsApp ofron një kod të sigurisë në mënyrë që ju mund të verifikoni nëse dikush e ka marrë mesazhin tuaj përmes një hakimi.
Signal
Aplikacioni i mesazheve vjen nga Open Whisper Systems që mban vulën e miratimit nga Edward Snowden.
FrozenChat
Me FrozenChat bisedat janë të koduara përmes regjistrimeve Off the Record .Në këtë aplikacion asgjë nga biseda nuk mbetet aty.
ChatSecure
Sikurse FrozenChat, ChatSecure mbështet mesazhet me Off the Record dhe XMPP.
Wickr Me
Ky aplikacion u mundëson përdoruesve që pas një periudhe të caktuar kohore, mesazhet të zhduken nga aplikacioni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here