Ministri i ri i drejtësisë Petrit Vasili, Rama shkarkon Manjanin (Foto)

0

 

Shkarkohet nga detyra ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një njoftimi të zyrës së shtypit Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Z. Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Petrit Vasili.

Shkresa i  është dërguatr dhe presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Petrit Vasili”

Shkresa e shkarkimit të tij erdhi vetëm dy orë nga takimi që kryeministri Rama pati sot me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në kryesinë e kuvendit.

Rreth orës 13:00 Ylli Manjani pritet të dalë në konferencë për median.

Manjani u emërua pas dorëheqjes së ministrit të LSI-së Nasip Naço më 9 nëntor 2015.

“Ka emra të tjerë që lakohen për tu larguar por kjo mbetet për tu parë” informon gazetari i Ora News Sonil Frashëri sot në orën 12:12 gjatë një raportimi nga kryesia e Kuvendit.

Lini nje pergjigje