Lufta ndaj meje filloi kur fola për kanabisin

0
134

Ministri i shkarkuar i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer sot në deklaratën për mediat pas shkarkimit. Ai tha se nuk dinte gjë për këtë shkarkim dhe se kështu është katandisur kjo qeveri. Ai hodhi akuza ndaj Ramës dhe qeverisë, duke thënë se është tentuar t’i mbyllet goja. Ai tha se qeveria bën mbledhje antikushtetuese dhe se nuk i jepet fjala asnjë ministri të flasë. “Ishit ju që më njoftuat. Unë nuk dija gjë. Kështu u katandis kjo qeveri tani. Faleminderit shumë juve mediave, u jam mirënjohës”, tha Manjani në hyrje të deklaratës. Ai më tej akuzoi qeverinë se bën mbledhje antikushtetuese dhe se ministrat nuk lejohen të flasin. “Kur hyra në qeveri kam gjetur një praktikë që s’kishte lidhje me profesionalizmin dhe komplet antikushtetues. Qeveria bën mbledhje antikushtetuese. Asnjë ministër nuk lejohet të flasë në mbledhje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here