Kapen 500 kg drogë në Leçe të Italisë, pranga dy trafikantëve nga Vlora

0
159

Guardia Di Finanza ka sekuestruar sot 500 kg kanabis në ujërat e detit Adriatik, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy trafikantë shqiptarë. Operacioni nga deti dhe ajri u zhvillua në brigjet e Sao-s, në Leçe.

Mediat italiane shkruajnë se të dy trafikantët në bord u përpoqën të iknin, duke hedhur jashtë varkës, (7 metër e gjatë dhe me motor të fuqishëm), drogën, por ata u arrestuan. Kontrabandistët, identiteti i të cilëve nuk dihet, të moshave 30 dhe 48 vjeç, të dy nga Vlora, akuzohen për posedim dhe trafikim ndërkombëtar të drogës. Marijuana e nxjerr nga deti ishte paketuar në 28 pako me madhësi të ndryshme, me një peshë totale prej 506 kg.

Po ashtu, bëhet e ditur se nëse droga do kishte dalë në treg për shitje, ajo kapte vlerën e 5 milionë eurove. Ky është operacioni i dytë i zhvilluar nga Guardia Di Finanza në të njëjtën zonë brenda 48 orëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here