Çorba shqiptare

0
391

Nga Albano Zhapaj

Çorbë është një fjalë që vjen nga turqishtja dhe në shqip do të thotë supë. Çorba konsiderohet një ushqim tradicional i popujve turq të Azisë Qëndrore, Rusisë dhe Kaukazit. Është e njohur edhe në Rumani (Ciorba), Bullgari (Чорба), Serbi(Чорба) si dhe në Shqipëri. Çorba është një supë me perime dhe zarzavate të ndryshme, të cilës ndonjëherë mund t`i hidhet ose jo edhe mish lope. Ajo që e dallon çorbën nga të gjitha ushqimet e tjera tradicionale të këtyre popujve, është fakti se nuk ka një recetë standard të ingredientëve që hidhen në të. Kuzhinieri ka eskluzivitetin t`i ndërrojë ingredientët sipas dëshirës, t`i vlojë në një tenxhere të madhe, dhe t`ia servirë çorbën publikut. Rrjedhimisht kuzhinieri mund të verë në tenxhere më shumë kunguj se sa speca e karota, ashtu si mund të verë më shumë patëllxhanë se qepë e domate, apo edhe mund të verë më shumë finokë se sa kastravecë e preshë. Çorba njihet si gjellë e të varfërve, dhe kuzhinieri duke e ditur mirë këtë gjë, i ndërron sipas qejfit kastravecët me finokët, apo kungujt me patëllxhanët, sepse e di që populli i varfër njësoj do ta hajë çorbën, mjaft t`ia servirësh të ngrohtë. Doni më për çorbën..???

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here