A do të shkarkohet sot Manjani, pas takimit Rama – Meta?!

0
152
NIS TAKIMI RAMA META BASHA - /r/n/r/nRAMA META BASHA MEETING -

Ndërsa zërat për një prishje të mundshme të koalicionit qeverisës janë bërë më të fortë se kurrë ditët e fundit, dy aleatët Rama dhe Meta sapo janë takuar. Takimi mes tyre ka nisur në orën 10:00, ndërsa vjen pas një jave të mbushur me tensione e replika, që kulmoi dje me zërat që do shkarkohej ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Por a ka shkuar Rama për këtë arsye në zyrën e Metës?

Burime pranë PS-së pohuan dje për “BalkanWeb” se në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që Rama ta shkarkojë ministrin e Drejtësisë, një vendim që pritet të jetë një pikë e fortë kthese në raportet brenda koalicionit qeverisës, aq sa nëse ndodh nuk përjashtohet as mundësia e prishjes përfundimtare të aleancës PS-LSI. Vetë Ministi tha se nuk dinte asnjë për këtë.

Ndërkohë që mësohet se nga ana tjetër LSI ka planfikuar të thërrasë sot një mbledhje me drejtuesit e saj kryesorë.

Tensionet PS-LSI u thelluan ndjeshëm fill pasi kreu i Kuvendit, Ilir Meta i dërgoi një letër Presidentit Nishani për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për Klement Balilin duke fajësuar indirekt Policinë e Shtetit për mosarrestimin e tij. Mandej ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetë të tjerë të LSI shpërthyen në akuza mjaft të ashpra ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Policisë së Shtetit sa i përket kanabizimit të vendit. Nga ana tjetër Tahiri por edhe Rama reaguan duke thënë “fronti i së keqes nuk na ndal” apo “qentë le të lehin, karvani do ecë para”.

vijon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here