16 “bombat” që lëshoi Ylli Manjani që tërbuan Ramën dhe çuan në shkarkimin e tij

1
1241

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra Ylli Manjani si ministër i Drejtësisë. Shkarkimi i tij erdhi menjëherë pas takimit të sotshëm mes Ramës dhe Metës në Kryesinë e Kuvendit. Por çfarë e tërboi Ramën që kërkoi menjëherë shkarkimin e tij? Thuhet se shkarkimi i tij ka të bëjë me deklaratat kundër si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj Tahirit. Konkretisht disa ditë më parë kanë qenë vërtet të bujshme dhe shokuese shumë deklarata të thëna nga Ylli Manjani në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës. Këto deklarata të tij duket se ishin, ajo cfarë çoi në tërbimin e Ramës. Lexoni më poshtë 16 deklaratat më bombë që janë thënë kundër qeverisë dhe Tahirit nga ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Është hedhur një barrë e padrejtë drejt LSI­së pse nuk përgjigjet për koalicion. Kujt t’i përgjigjemi ne?! Ka një ftesë dasme dhe asgjë tjetër. Kadeklarata “i madhi dhe i vogli…” dhe informacione që kemi edhe PDIU­në. Ne kemi besuar dhe besojmë edhe sot që zgjedhjet i ka fituar e majta e bashkuar. Zgjedhjet i kemi fituar me Ben Blushin, jo me Shpëtim Idrizin. Shpëtim Idrizi është deputet që ka dalë nga lista e PD­së. Ne duhet të konsolidojmë të majtën e bashkuar dhe jo po na doli ndonjë gjë plus, hajt ta marrim. Është një koalicion numrash pastaj, që ta mbyllim PD­në e të mos ketë më opozitë. Ne duhet të sqarojmë të konsolidojmë të majtën e bashkuar, apo të bëjmë një koalicion numrash. Ky është mendimi im, jo i LSI­së. Problemi është shumë serioz. Duhet të shkulim hashashin nga toka dhe koka e shqiptarit. Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyra të frikshme. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash. Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin. Për të shkuar partizan në mal tek hashashi, çmimi luhatet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë. Pra njerëz që i shihnim rregullisht, këto kohë kanë preferuar të dalin partizanë e të bëjnë këtë punë të paligjshme. Ka plot padrejtësi… Një kryetar bashkie që është në burg tek Krimet e Rënda, se i kërkoi një vajze diçka dhe kemi dhe kryetar bashkie që kanë shit femra dhe janë në detyrë. Drejtësia në këtë vend vendoset vetëm nëse vullneti për të zbatuar atë që kemi rënë dakord është i hekurt. Gjithë procesi i reformës në drejtësi procesi ishte shumë i vështirë, jo korrekt në kuptimin politik dhe profesional. Kur kam filluar si ministër as draftet nuk na jepnin. Ishte një proces me shumë pakuptueshmëri. Na u shitën ekspertët sikur ishin qendra e botës. Një pjesë e ekspertëve kanë qenë të fondacionit Soros dhe disa ekspertë janë paguar nga Soros. Nëse vërtet ndryshimet kushtetuese do të bëheshin me atë që e quajtën konsensus patriotik me deputetë që gdhihen majtas dhe ngrysen djathtas, mund të kishim edhe një qeveri tjetër. Logjika e LSI­së është që të respektojmë institucionet që kemi zgjedhur dhe që janë në punë ende. Kam propozuar disa projektligje, nuk e di pse nuk kalojnë. Nuk jam ende në pozitën që të dal në konkluzionin që qeveria ku unë bëj pjesë është një qeveri monstruoze. Unë nuk mund të konceptoj që ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës për të dhënë një intervistë. Demokracia ka nevojë për ndërhyrje të thella, në sistemin zgjedhor, median e lirë dhe me opozitën. Opozita duhet respektuar. Nuk ka faj opozita për problemet e vendit. I vetmi faj i opozitës është se është në opozitë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Zoteri Manjani,Ju akuzoni ne te gjitha drejtimet,Ju nuk mund te jeni pjese e Poltikes Korruptive,Ju nuk jeni i Vetem,Ju vini nga Mati Vendlindja e Ahmet Zogut,por kjo nuk don te thote se ju jeni i varur,Zogu i ri mbeshtet Ramen mos e harroni kete!Zoteri Manjani,Ju nuk mund te jeni Politikan i majte,por edhe i djathte jo,nuk ka vend per Ju ne Spektrin Politik ne Ballkan,vendi Juaj nuk eshte atje,atje ku egziston korrupsioni,ku Ministri,dalldiset me dashnore,apo dashnore(eshte fjala per Pederastet,dhe lesbiket),ku nuk eshte qudi qe mund te kete edhe jete seksuale me femije(eshte fjala per pedofilet),ne korridoret latente.Rujeni Veten,largohuni nga Shqiperia,per te pritur diten,dhe te jap fjalen e nderit,qe do te bashkengjitem,dhe po te jete nevoja edhe me jeten Time,ne lufte kunder Dalldisjes seksuale,sepse kurrupsioni eshte hiqgje,ne krahasim me dyzimin dalldisje seksuale plus korrupsion!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here